ankthi

ankthi

deshta nje pyetje nga kush din e don te me kthej pergjigjje por me se miri nga ekspertet e kessaj fushe nga Ankthi e mund te kemi pasoja ne shendet pas kalimit te tij

3 komente për “ankthi”

  1. admin says:

    Jo aspak qdo kush ka ankth spaku nje her ne jete.

    1. ankthi says:

      Faleminderit se kjo me brengoske shum

  2. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje,

    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde.
    Ankthi/brenga mund të jetë e dobishme kur ai ju nxit për të ndërmarrë veprime dhe të zgjidhur
    një problem. Por në qoftë se ju jeni të preokupuar me "çfarë nëse" (ndodhë diçka) dhe skenarët
    më të këqija (si sëmundje të rrezikshme), brengat e tilla mund të bëhen problem. Dyshime të
    paepura dhe frika mund të jetë paralizuese. Ankthi shfaqet për arsye të caktuara të cilat mund
    edhe kanë arsye të caktuara themelorë që e bën atë të vazhdoj të shfaqet. Pra pasi që këto arsye
    dhe faktorë janë të ndërlidhura, në momentin që adresohen në mënyrë të duhur mund të
    eliminohet dhe të tejkalohet. Prandaj edhe preferohet që të adresohet në këtë mënyrë duke
    identifikuar këta faktorë dhe për të punuar në atë drejtim.
    Megjithatë, nga kjo që keni përshkuar është e vështirë të japim një përgjigje me të detajuar. Ju
    ftoj të ndani më shumë informata nëse jeni duke folur për ndonjë rast specifik që ju mendoni që
    është e ndërlidhur më akthin. Cilat janë ato pasoja sipas jush? Dhe informata tjera që do të mund
    të na japin një pamje me të qartë të asaj që po ju brengosë.
    Shpresoj  të të kem ndihmuar sado pak me këto informata. Na shkruaj përsëri pa hezitim!
    Mirëmbetsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: