Ankthi

Ankthi

Pershendetje! Jam nje vajz, vuaj nga ankthi qe tri vite. Ne fillim kam pas frik nga vdekja, rrahje te shpeshta te zemres e shum simtoma tjera qe i kan personat qe vuajn nga ankthi. Tani frika nga vdekja ka kalu ne nervoz te tepert sa qe spo arrij ta kontrolloj veten, me eshte kriju nje lloj xhelozie qe tek une me heret ka qen gjeja me e urryer qe e kam par tek tjeret. Me duket qe te gjithe me kan faj, behem nervoz dhe pastaj me zihet fryma, kam temperatur ne kok dhe me duket se me dhemb fyti, syri dhe veshi mund te them komplet ana e djatht. Pasi qe me largohet nervoza me qetsohen edhe keto dhimbje. Zakonisht me ndodh ne kohen me shi kur nuk ka djell, pres nje keshill nga psikologu qfar te bej te largoj kete gjendje sepse me shkatrroj qe 3 vite? Faleminderit per mundesin qe keni krijuar per ne, mirembetshi !

         

Një koment për “Ankthi”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje e dashur Gresa,
    faleminderit qe na ke shkruar dhe qe i besoni sherbimit tone.
    Fillimisht, me vjen mire qe frika nga vdekja eshte larguar. Ndodh shpesh qe frikerat te jene te tilla, shkojne e vijne, here shfaqen e here zhduken pergjithmone ose transformohen. Ne rastin tend eshte transformuar ne ate qe ti e quan ‘nervoze’ e qe shoqerohet me xhelozi. Kjo shoqerohet edhe me simptoma fizie si marrje fryme, dhembje fyti syri e veshi – te cilat mund te jene shume mire pergjigje te trupit ndaj stresit qe perjeton. Nese ndihemi nen presion, per nje arsye ose nje tjeter, trupi jone reagon ne menyra te tilla. Ndoshta fakti qe ndodh ne kohen kur bie shi mund te jete i lidhur me humorin depresiv qe koha me shi krijon. Pra te gjitha keto perjetime qe ke mund te jene te lidhura me njeri-tjetrin.
    Nuk mund te percaktoj se nga vjen xhelozia, por ndoshta fakti qe nuk ndihesh mire te ben te jesh xheloze per njerezit e tjere qe mund te duket se jane mire e te shendetshem. Vetem po supozoj sepse nuk e di saktesisht se çfare xhelozie eshte.
    Gjithsesi, ne menyre qe te merresh me te gjithe keto çeshtje nje nga nje e te gjesh burimin e tyre une do te te keshilloja te besh psikoterapi. Kur diçka e tille emocionale na mundon, atehere pergjigjia eshte gjithmone psikoterapia. Mundohu te gjesh nje psikolog ne vendin ku jeton dhe bej disa seanca. Nuk e di nese flet me dike per keto ndjesi qe ke, por mund te them me siguri qe takimi me nje psikolog te ndihmon qe qartesosh idete.

    Nderkohe mund te provosh te perqendrohesh te vetja jote dhe te mos shikosh te tjeret rreth teje. Perqendrohu te qellimet e tua, te shkolla ose puna (nuk e di se me çfare merresh), te zhvillimi yt personal. Mundohu te shmangesh negativitetin rreth teje. Mundohu te krijosh veten qe deshiron te kesh. Ji aktive e ki nje stil jetese te shendetshem. Merru me hobby e gjera qe te pelqejne. Nese e ze kohen me gjera te velfshme per ty, do te kesh me pak kohe per xhelozi ose ndjesi negative qe lidhene me te tjeret.
    Uroj qe keto ‘tips’ te te ndihmojne sado pak.
    Na shkruaj serish nese mund te te ndihmojme me keshilla te tjera.
    Te pershendes,
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: