Ankthi

Ankthi

Pershendetje! po vuaj me duket nga ankthi, qe 6-muaj kam vizituar disa kardiolog nga frika e problemeve me zemer, pastaj jam mjekuar per ankth dhe prap me jane kthyer frikat!
Nuk kalon dite qe sme dhemb diku, koka, lukth, shpina dhe diteve te fundit shtrengime ne gjyks, sa qe jam bere qe edhe mjeket te qeshin me mua. si ta largoj, si ta mposht! a ka psikolog ne gjakove, nese po me shkruani numrin.

         

4 komente për “Ankthi”

  1. Anonymous says:

    poo edhe un t njejtn problem e kam sdi qt bej sdi ka t shkoj skam probleme mkan than mjekt me shndet je super m duket qe mdhem zemra ter trupin kam dhimbje sjam rahat hiqqq kom hi ne googl tu lexu kta siptoma po thojn ifrak t bjen nqofse ke shtrengim marrje mendesh frymarrje t dopet e mas 6 muaji t bjen ifrak un tu prit muajin me mundim fillon zemra m dheh shpejt pastaj dhimbjet n vetii ma keqq mka bo tu lexuu qe 6 muaj jam kshtu duheshte t isha harru nga ky rruzull hahah qofse din naj sen me shkruaj ktuu

  2. Selvije Izeti says:

    Pershendetje Ardi,
    Faleminderit q e ke ndare shqetesimin me ne.
    Ankthi është padyshim një ndjenjë e pakëndshme, por kjo është diçka që përjeton shume njerez mos te them te gjithe ne nje periudhe te caktuar jetesore. Sigurisht, disa njerëz përjetojnë ankth më rregullisht se të tjerët dhe me intensitet me te larte . Për shkak të natyrës se pakëndshme te ankthit, njerëzit shpesh shqetësohen se përjetimi i tij eshte i demshem . Për shembull, ata mund të frikësohen se duke qene vazhdimisht te merakosur /anksioz per diqka do te cmenden ose duke perjetuar simptomat fizike të ankthit (psh rrahjet e shpeshta te zemres,shtrengim ne gjoks ) ata kane problem serioze shëndetësor.

    Egzistojne shkaktare te ndryshem te ankthit, por me te shpeshtit jane ngjarjet jetesore dhe menyra e te menduarit.
    Shpesh ankthi mund te paraqitet si pasoje e perjetimit te nje serie te perjetimit te ngjarjeve stresuese si psh: problemet ne mardhenje me te tjeret, obligimet e teperta, veshtiresit financiare etj,me nje fjale ngjarjet kur ne ndjejme se ne nuk mund te perballemi me kerkesat qe jane drejtuar drejt nesh.
    Ne anen tjeter disa njerez mund te kene nje stil t e menduarit qe i udheheq drejt perjetimit te ankthit,psh: njerezit anksioz kane tendence per te pritur se skenari me keq i mundhsme gjithmone do te ndodhe..

    Fatmiresisht egzistojne strategji te ndryshme qe mundte ndihmojne per te reduktuar dhe tejkaluar ankthin.
    -Kuptosh cilat situate dhe cilat mendime te krijojne ankth
    -Mësosh ti sfidosh mendimet e padobishme dhe t;i shohesh gjerat ne nje drite me realiste
    -Mesosh sit a reduktosh sasin e kohes qe ti kalon duke u shqetesuar
    -Mesosh se si mund te ndjehesh e relaksuar fizikisht dhe mentalisht, duke perdore frymearrjen e thelle, meditimin, ecjen ne natyre,ushtrimet fizike etj.

    Rendesi te veqante do ti jepja sfdimit te mednimeve te padobishme:
    Duhet ta kesh te qarte se menyra se si mendojme ka ndikim ne shfaqjen e nivelit te ankthit.Shume nga keto mendime vijne jashte kontrollit tone, dhe mund te jene negative dhe te padobishme.Eshte shume me rendesi te kuptosh se keto jane vetem mendime, dhe jo domosdoshmerisht jane fakte. Mendimet shkojne dhe vijne.Edhe pse ne kemi tendecen me I besu medimeve tona kur jemi ne gjendje nakthi , duket ta kujtosh qe shumicen e rasteve keto medime jane te bazuara ne supozime te gabuara.

    Gjithe te mirat,
    Selvi

  3. sindi says:

    pershendetje. une kam plot 1 vit qe vuaj nga ankthi dhe krizat e panikut dhe sdi as vet nuk e kuptoj se si mu be, se si me filloi. kam qene 1 njeri qe doja vetem te dilja,te kaloja gjithe ditwn me shoqerine. por ankthi me ka nenshtruar. nuk kam energji, am e keputur,kam aritmi takikardi ose rrahje shhm te forta. kam ber analizat e dynjas3,eko zemre pafund ekg pafund. dhe si perfundim skam asgje.. por ama vetem qaj,cdo gje me duket kaq reale,ngel pa frym per 1 kohe te gjate po me torturon kjo gje. dua te te them qe nuk je vetem,thjesht mendo qe kjo gje sta rrezikon kurre jeten,vetwm se te bezdis por do kaloje. te shkuara dhe mere cdo gje me qetesi,mos bej panik dhe alarm dhe cdo gje do jet nen kontroll.

    1. admin says:

      Pershendetje,
      Ju falenderojme qe ndate me ne shqetesimin e juaj, mirepo per te marre pergjigje ju lutemi qe pyetjen tuaj ta beni ne opsionin “Pyet Ekspertin” e jo te komentet, pasi vetem ne ate menyre ekspertet tone mund t’ju pergjigjen.

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: