Ankthi

Ankthi

Pershendetje I nderuar psikolog.Jam nje grua e moshes se mesme dhe une vuaj prej ankthit qe 26 vite por kurre nuk gjeta derman te psikiatri.
Shpresoj se do me ndihmoni Kurre skam pas munsi me fol me nje psikolog .Nqs keni mundesi me ktheni nje pergjigje
Atehere tah e nje vit ankthi fillimisht me fillon me mendime negative Gjate ketyre mendimeve ndihem vete edhe dua te rri vetem
Simptomat fizike jane shtetgim ne bark dhe dua te bertas po nuk e bej.Me duket se jam e shkeputur nga realiteti E kjo krize nuk vazhdon shume por pasi kalon me le te lodhur pa motiv etj Pra si perfundim jam ne vuajtje
Me perpara ankthin e kam pas tana menyra si dhimje te forta ne gjoks me rrahje me te than menja se zemra po don me me plas djers eshume e shume tjera
Ankthi im gjithmone bazohet te frigrat e dhoj dhoj per te ardhmen
Kam frige vdekjen si per veti ashtu per familjen
Ne kokek time sajohen a sdi si ta them turli skenash qe me terrizojne Tash e nje vit jam pak me mire se ushqehem.,flej punoj sherbej vetes edhe familjes por ka momente prap si po me mundojne kto mendime .Dua te di a sherohet krejt ankthi apo jo Vertet me ka ndihmu tu lexu ne kete portal
Edhe une shpresoj se do me ktheni nje pergjigje
Kam shume te flas mua me besoni duhet nje dite e tere me tregu vuajten time
Ju pershendes nga zemra ju si profesionit edhe ata qe e lexojne e qe kane kso shqetsimesh te shkruajn se kjo nuk sherohet me mjekim se i kam provu po kurrgja sme kan nimu

         

Një koment për “Ankthi”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje e nderuar Mira, lexoj ne ate qe ke shkruar shume dhimbje, vuajtje por dhe mirenjohje dhe force per te kerkuar ndihme. Atehere kur forca per te kerkuar ndihme dhe mosdorezimi jane te pranishme, mundesite per permiresimin e gjendjes qe po kalon jane edhe me te larta prandaj te pergezoj per kete.

    Gjendja jote eshte transformuar me kalimin e kohes sic ndodh zakonisht kur ankthin mundohemi ta mposhtim vetem. Tani duket se ajo qe te shqeteson me shume pervec simptomave trupore, jane mendimet qe duket se kane ne baze shqetesimin. Shqetesimin per veten dhe shqetesimin per njerezit e tu te dashur. Do te ishte e kote te te thoja qe nuk ka asgje per t’u shqetesuar dhe se shqetesimet nuk qendrojne ne te shumten e rasteve dhe se i perjeton ne menyre te zmadhuar. Kete gje e di dhe ti vete me mire pasi perballesh cdo dite me kete ndjenje.

    Gjithashtu jam deri diku dakord me konstatimin tend qe tendenca per t’iu drejtuar ilaceve si forme me e lehte dhe e shpejte trajtimi, mund te funksionoje per momentin, por ne terma afatgjate gjendja e ankthit do te kete shume gjasa te perseritet. Prandaj eshte e rendesishme dhe mjaft e fuqishme qe per ankthin te flitet dhe jo tamam per simptomat por per ate qe ndodh ne boten tone te brendshme: mendimet, emocionet dhe sjelljet qe bejme. Sic thua dhe ti “duhet nje dite per te treguar vuajtjen time”, une do te shtoja qe per vuajtjen duhet te flitet gjithe jeten, derisa sa ajo te shnderrohet ne force. Sigurisht kjo dhe me ndihmen e profesionisteve psikologe.

    Te mirepres te me shkruash serish
    Gjithe te mirat
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: