Ankthi

Ankthi

Pershendetje!
Jam nje vajze 23 vjeqare dhe kam nje problem te cilin mora guximin ta ndaj me ju pasi qe shoh se ndihma qe ju dhuroni tek pacientet e juaj gjithmone rezulton te jete shume pozitive.
Une stresohem shume shpejt per qdo gje, thuajse qdo gje e mar shume afer zemres…me duket se tashme kam kaluar kufirin sidomos pas perfundimit te nje lidhjeje gjendja ime vetem sa eshte keqesuar, kam qen tek nje doktor i cili eshte neurolog ai me tha qe kam ankth dhe me caktoj nje terapi.
Pasi qe e kam mar terapine nuk e mohoj se kam qen pak me mir por gjendja ime e mir e di qe prap mund te rrenohet nese nje dite do ballafaqohem me ndonje situate te till ku gjerat te mos shkojne ashtu si une dua, dhe gjithmone e di qe nuk mund te marr terapi..
Problemi eshte se une mendoj shume naten nuk mund te fle mendoj vazhdimisht per ate qe ka kaluar ose per ate se qka do ndodh me vone, situatat e dyshimta vazhdimisht i mendoj ndonese ne fund asnjehere nuk arrij te gjej ndonje zgjidhje, koheve te fundit kam edhe dhimbje koke me dhemb pjesa tek balli dhe lart duket sikur vazhdimisht kam presion ne koke sikur po me shtrengojne nervat, pastaj sa her qe mendoj te bej diqka kur kam vullnet prap mbetem mbrapa ne veprime sepse mendimet si kontrolloj me ec koha duke menduar, nuk arrij te heq dore nga gjerat qe kan kaluar p.sh personi me te cilin kam qen ne lidhje mundohem shume ta harroj por ne fakt qdo veprim e lidhi me te, qdo gje qe e mendoj per vete mendoj ta bej ne pranin e tij…ndonjehere me duket sikur jam pamjaftueshem e mir per te arrit ti bej te tjeret te me duan dhe ndjehem e pavleresuar…po lexoj shume per ankthin dhe depresionin nje nder shenjat duket te jet edhe tendosja e muskujve dhe dhimbja e gjymtyreve, une prej qe jam ne kete gjendje me dhembin pjeset e brendshme te gjunjeve a mund te jete edhe kjo si pasoje e ankthit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: