Ankthi

Ankthi

Pershendetje jam 23 vjecare qe 5 muaj vuaj prej nje crrregullimi sdi si te quaj,deri ne pandemi keto crregullime ishin paksa me te vogla ose shume te vogla kur filloj pandemia fillun te rriten shume dhe me nje mengjes kam hyr ne google kam lexuar ku mbas asaj qka kam lexuar ku kam lexuar histori te njerzve qe kishin simptomat e njejta me mua me eshte rritur shume ky lloj crregullimi , kam munges vetbesimi ne vete kam trishtim mendime shume te kqija se do me humb kontrolli,kam frik se do qmendem me del gjumi heret ne mengjes sikur jam e trishtuar sikur sjom vetja ,kam frik se do I bëj keq vetes familjes time ,me duket sikur me dridhen pulpat e kembes ,me duket sikur do me ike mendja do fitoj ndonje semundje te rend e kam koken shume te tollovitur , jam shume e friksuar,shqetsohem per gjithqka qka ndodh jasht,sdua te degjoj gjëra te kqija,edhe zhurmat qe ndodhin jasht shqetsohem se a e degjun krejt ket zhurum apo vetem une , jam shume shume e friksuar nga ajo se do qmendem,simptoma fizike skom pas asnjeher vec frik dhe mendime te trishtushme, tani jam ne proces te perfundimit te fakultetit me eshte shtyer kam frik se do me bëhet semundja dhe sdo arrij qe te perfundoj fakultetin.

         

Një koment për “Ankthi”

  1. Saranda Rexha says:

    Përshëndetje Adea,
    Faleminderit që na keni kontaktuar për të ndarë shqetësimin tuaj !
    E lexova me vëmendje, situatën dhe gjendjen në të cilën je duke e kaluar. Situata aktuale nuk ka qenë e lehtë për tu menaxhuar me gjithë sfidat që e përcollën, andaj mënyra se si trupi jonë reagon për të na mbrojtur në situata të tilla të rrezikut të panjohur, manifestohet në forma të ndryshme. Nga kjo që e lexova, po të rekomandoj të vizitosh një psikolog apo psikoterapeut për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj gjendje më shpejtë.
    Poashtu mund edhe të referoheni te faqja jonë, për këshillim online nëse e keni të pamundur në këtë kohë të shkoni fizikisht për konsultë te psikologu.
    Gjithe te mirat,
    Saranda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: