Ankthi

Ankthi

Pershendetje, si jeni, nuk kam shum mundesi te shkoj dhe te konsultohem me nje psikolog ,edhe kerkova nje psikolog online, edhe hasa ne faqen tuaj, shpresoj qe nuk po ju pengoj.
Ne vitin 2017 shkova te neuropsikiatri edhe ai me tha se vuaj nga crregullimet e ankthit, kam perdor barnat talam dhe inderal, por kur e pash se e rimora veten i lash kontrollet mjekesore, tash pas 2 vjete un i ndjej shqetesimet e njejta , kam frike te rri vetem, kur dal me shoqeri apo me familjare per kafe me zihet fryma edhe fillon em dridhet trupi,me duket sikur po bi nga karriga,se do mem rah te fikte ,kur ka vetetima mua me kap paniku me ligshtohet trupi fillon em dhem edhe koka ,me duket se pom dhem zemrq edhe do mem rah te fikte gjithmone ndihem e lodhur, jam kan e detyrume kam lan prap takim te ai mjeku mirepo nuk ka termin edhe 1 muaj.

         

4 komente për “Ankthi”

  1. Shkodran 23 says:

    Tek cili neuropsikiater jeni kan dhe keni lene takim se edhe une jom njojt???

  2. Saranda Rexha says:

    Përshëndetje, ju faleminderit për besimin tuaj për të konsultuar platformën tonë, dhe jeni të
    mirëseardhur cdoherë. Pasi që keni qenë në terapi të përcaktuar nga psikiatri, duhet patjetër të
    shkoni dhe të konsultoheni, nëse shfaqja e simptomave është e papërballueshme dhe nuk mund të
    pritni edhe 1 muaj, ju këshilloj të shkoni për një kontrollë tek mjeku familjar, pasi që ankthi
    është përgjigje naturale e trupit ndaj situatave stresuese, agresive apo edhe kërcënuese apo edhe
    situatave tjera. Përderisa na ndodhin reagimet e tilla ne nuk mundemi ti ndalojmë, por ne mund
    të marrim në kontrollë situatat të cilat e shkaktojnë gjendjen e tillë dhe na pamundësojnë
    funksionimim e mirëfilltë ditor. Është mirë të fillosh praktikimin e një teknike për të identifikuar
    mendimet dhe situatat që shkaktojnë ankthin dhe këto ti zëvendësoni me mendime pozitive dhe
    të mundoheni të vëreni se si po ndiheni dhe cfare simptoma po shfaqen. Mund të provoni edhe ti
    shkruani ose ti vizualizoni sa herë që ju shfaqen mendimet dhe reagimet e tilla. Ndjehuni të lirë
    të na kontaktoni prapë, poashtu të na tregoni më shumë rreth praktikimit të teknikës dhe sa po
    është ndihmuese në lehtësimin e simptomave, deri sa jeni në pritje të terminit nga mjeku
    përkatës.

  3. Jetlira says:

    Dhe un kam kete problem njejt si kjo vajza me duket se smunt te marr frym mir mendoj se jam e semur nga zemra kam dhimbje gjoksi ne anen e majt kam ber ekg me ka dal mir vetem ftofje ne gjoks analizat me kan dal mir me duket sikur se dote rrezohem nganje her kam marremendje smund te fle vetem mendoj se po vdes ndihem shum e lodhur kam perdor xanax elicea spo mundem mei nderpre kam kete problem qe 1 vit e gjys

    1. admin says:

      Pershendetje,

      Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga ekspertet.

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: