Ankth dhe depresion

Ankth dhe depresion

pershendetje, jam nje djale 22 vjeqar dhe qe 4 muaj jam ne depresion dhe ankth kam probleme me stomakun, veshtiresi ne frymarrje me doket sikur spo mushna me frym sa duhet ndihna i lodht ton kohen, jom kejt bosh qaq jom i kputun qe as me kajt spo muj menxi qe foli kom probleme edhe me fol ndjehna i pavlere skom hiq vullnet mendja mu ka trubullu kejt i shoh tjert tu dal knaqen un 22 vjet tu nejt mshel nshpi thom nven qe me dal me pas vullnet me punu me dal mu njoftu me ndonje vajz kjo mbon mu ni i pashprese thom vetmeveti jom 1 deshtak i keq, merzitna shum qe jom kit gjendje ket gjendje e kam pasur edhe para 6 vjete por me eshte kthyer prap per shkak se qe nga mosha e pubertetit jeta jem u kan totalisht e deshtune si shkak i 1 problemi me akne te renda qe e kam pasur gjithmon neja nshpi nuk dilsha kurr u merzitsha qe mkan dal aq shum akne dhe ky stres me ka quar tek kjo gjendje tash ne moshen 22 vjeqare perseri jom ra kit gjendje dhe jom dorzu totalisht nuk di se qka me ba ju kisha lut per ndonje keshill si te orientohem

         

Një koment për “Ankth dhe depresion”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    I dashur Dran, pershendetje e faleminderit qe na shkruan e kerkoj ndjese per pergjigjen e vonuar.
    Me vjen keq qe je ne kete gjendje e qe kjo te ben te vuash kaq shume. Eshte teresisht e kuptueshme te kalosh njefare krize gjate periudhes se adoleshences. Kjo eshte nje periudhe delikate qe shoqerohet me ndryshime te medha hormonale, te cilat ndikojne perceptimin qe kemi per veten dhe per te tjeteret. Vetevleresimi eshte me i ulet sidomos ne raste te tilla kur lufton me akne apo me ndonje problem tjeter shendetesor.
    Meqenese e ke kaluar kete gjendje edhe para 6 viteve, e njeh dhe e di se me cfare po perballesh. Kjo te ndihmon sado pak. Cfare ke bere para 6 viteve qe gjendja eshte permiresuar? Mund t’i aplikosh ato gjera pak nga pak. Gjithashtu te duhet pak pune me veten qe te mund te permiresohesh. Kur them pune me veten eshte e rendesishme te bindesh qe kjo eshte vetem nje faze dhe qe do te kaloje. Te gjithe kemi veshtiresi e ndihemi ne menyra te ngjashme ne disa periudha te caktuara ne jeten tone. Problemi eshte se nuk e di se sa mund te zgjase por sado qe te zgjase ti e di qe je i forte dhe mund ta perballosh.
    Fillimisht do te te keshilloja te flasesh me dike. Nuk e di se si i ke marredheniet me familjaret dhe me rrethin e ngushte shoqeror por eshte mire nese hapesh me dike per keto veshtiresi qe ke. Ne qoftese ndryshon disa zakone ne jeten tende te cilat mund te duken si dytesore, do te influencosh direct edhe gjendjen ne te cilen ndodhesh. Ne menyre me specifike, mundohu gjithmone te kesh nje menyre jetese te shendetshme – ushqyerje, higjene te gjumit, aktivitete sportive. Keto gjera duken si jo te rendesishme por jane te lidhura direkt me menyren se si e perceptojme veten. Nese merresh rregullisht me sport dhe shikon permiresime ne trupin tend, atehere aknet nuk do te jene te rendesishme me dhe do te fitosh guxim mjaftueshem per t’u njohur me vajza (meqe ky eshte nje nga shqetesimet qe ke). Pra perqendrohu te vetja jote – behu ai qe deshiron te jesh dhe te tjerat do te vijne pas.

    Se fundmi, une besoj qe disa seanca psikoterapie do te te ndihmonin jashte mase. Te lutem t’i drejtohesh nje psikologu per terapi. Eshte veshtire t’i zgjidhesh keto probleme, t’i mbash nen kontroll keto mendime negative i vetem. Me ndihmen e te tjereve mund te shkosh shume me larg prandaj perdore kete mundesi aq sa te mundesh.

    Deri sa te kalosh kete moshe tranzicioni nga adoleshenca ne moshe madhore, mund te ndihesh ne menyra te ngjashme. Por si e thash me siper, cdo gje do te kaloje dhe do te shkoje ne vendin e vet.

    Une te pershendes dhe te lutem te na shkruash serish nese ke pyetje te tjera.
    Gjithe te mirat,
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: