Ankth

Ankth

Pershendetje, kam nje problem me ankthin..sa her ushqehem me kap ankthi sikur do mbyten, madje ka raste qe mbytem vertet ndoshta ngaqe rri nen tension..kam pir ilace nga qershori ne nentor si escitalopram, zyprex, me vone sedoxil…u bera disi mir ushqehesha me ushqime te lengeta psr nja 2-3muaj…tani para disa dites me filluan prap ankthi dhe paniku kur ushqehem..vetem kur ushqehem e kam, sikur me vret kur me thua per te ngrene..tani kam 1 jave po perdor zyprex dhe esram, jam pak me mire po frika ime eshte qe un duhet te rri tere jeten me ilace??

         

Një koment për “Ankth”

  1. Lediona Braho says:

    Përshëndetje!
    Ankthi ndonjëherë bëhet bllokues edhe për gjërat më të thjeshta të jetës së përditshme, si ushqyerja në këtë rast.
    Ndonjëherë, është e nevojshme që ankthi të përballohet duke marrë një mjekim mbështetës. Kjo për arsye se kur ankthi bëhet shumë i fortë dhe bllokues, mjekimi përkatës ndihmon në pakësimin e ankthit dhe tensionit dhe në shtimin e periudhave të qetësisë.
    Besoj se është e nevojshme që e ke rifilluar mjekimin, pasi disa gjendje nuk mund të përballohen lehtësisht pa një mjekim të përkohshëm.
    Me të drejtë mund të shqetësohesh dhe e ndiej shqetësimin dhe merakun tënd në pyetjen e fundit. Askush nuk e di me siguri sa mjekim duhet ndonjëherë për të ndihmuar në uljen e ankthit apo shqetësimeve emocionale, por ajo që dihet me siguri është që përveç mjekimit ndihmon shumë edhe këshillimi apo terapia psikologjike. Shpesh rekomandohen të dyja bashkë: paralel me mjekimin, edhe këshillimin me psikolog. Kjo pasi çdo njeri e ka të nevojshme të flasë dhe të rrëfejë gjendjen e brendshme te një profesionist dhe të ndihmohet nga ky i fundit për të mësuar disa teknika për ta kapërcyer gjendjen dhe për të arritur rezultate më afatgjata.
    Ndaj, sugjerimi im do ishte që përveç mjekimit, të kërkosh edhe këshillim psikologjik. Përveç kësaj, edhe disa ndryshime në jetën e përditshme janë të nevojshme, një rutinë e re, në të cilën të përfshish aktivitete të kujdesit për veten, ushtrime frymëmarrjeje dhe aktivitete që të japin kënaqësi.
    Uroj ta ndihmosh veten dhe të gjesh mënyrat më të mira të kujdesit!
    Përzemërisht,
    Lediona Braho
    Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: