Ankth

Ankth

Pershendetje jam nje vajz 18 vjeqare nuk jam duke e kuptuar as vet a kam ankth ves apo qka mund ta quajm tjeter, po friksohetm nga vdekja mendoj se kam
Kaluar ne kete frik ps vdekjes se tezes sime ajo ishte ne mosh te re dhe ka Qen e semur mos te harroj te ta cek qe e kam dashur shum dhe eshte hera e par qe mua me vdek dikush qe e doja kaq shume eshte hera e par qe perjetoj vdekje ne familje, nuk e di se si fillova ta shqetsoj veten kaq shum pasi qe me
Shendet jam mire shoh endrra shum friksohem shum shpesh nuk flas ndonje fjal te mir psi qe them se pasi te vdes mos ta permendin familjaret e mi mos te bej nje gje ta caktuar pasi qe pstaj keta e kujtojn dhe merziten pos kam kesi lloj mendime qe me japin merzi shpesh qaj shum me vjen te bertas me nodhin gjera te quditshme mendime qe kurr nuk i kam menduar me e shoh veten ose ta them e pramendoj te vdekur e paramendoj duke dalur nga banesa me arkivol me ka ndodhur para dy jave ky paramendim
Sa her qe i shoh familjaret me dahet zemra them qfar do bejn dhe me vjen te qaj me vjen te emriztem qe ne kete mosh un te kem kete breng por nganjeher kthehem e them qe e paskam
Lajmrimm nga zoti vetem mu teket qe mu zoti ma ka qu kit mendim dhe qe familja ime do sprovohet me vdekjen time nuk e di a ka shpjegimmper kete qe e kam do doja shum te ndegjoja qe kjo nuk eshte e vertet ose qe e ka pasur edhe shum para meje por e kan kaluar kam edhe shum shum gjera tjera qe me sillen ne mendje por qfar me mundon shum e shkruva ketu ndoshta isha e kjart dhe lutem qe ta leoxni.

         

2 komente për “Ankth”

  1. Ani says:

    Te njejten gje kam vite qe e perjetoj dhe une dhe akoma vazhdo me kto ide nje ankth i tmerrshem shpresoj ta kalojm pa deme ne shendet

  2. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje ,

    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde. Nga kjo që ke treguar ke lënë të kuptohet që je duke u ndjerë jo mirë pasi që ndjenë ankth dhe frikësohesh se do të vdesësh dhe gjithë kjo domosdmoshmërisht të ka ndikuar në funksionimin tënd. Po ashtu ke lënë të kuptohet që përveq këtyre mendimeve shqetësuese për veten sheh edhe endrra që nuk të lënë të qeta. Megjithatë përgëzoj që ke gjetur kurajën për të na shkruar neve se kjo tregon që pavarësisht gjendjes së vështirë nëpër të cilën je duke ke kaluar ti ke vullnetin e duhur për të punuar me veten drejtë ndryshimeve pozitive. Prandaj, dua të ja kujtosh vetes që e gjithë kjo patjetër që do të kaloj dhe se është vetëm një gjendje momentale.
    Përvoja si kjo që e ke shpjeguar nuk është e pazakontë, sepse shpesh njerzit raportojnë që kalojnë nëpër përvoja të tilla sidomos nëpër situata stresuese sic të ka ndodhur ty me rastin e vdekjes së tezës tende. Megjithatë kur këto gjendje vazhdojnë të ndodhin, atëherë është mirë të ndermerrën masa për ta trajtuar. Ashtu sic edhe ke bërë ti. Sic ke mundur ta vëresh mënyra se si mendojmë, çfarë mendime bluajmë në kokën tonë, si i shohim situatat/gjërat domosdoshmërish ndikon mënyrën se si ndjehemi dhe sillemi përfundimisht ( e që në rastin tënd mendimet që ke pasur dhe frika se do të vdesësh të ka bërë të kesh gjendje të tilla emocionale e të përjetosh antkh). Përjetimi i tillë i ankthit mund të të krijoj ndjënë që do të humbësh kotnroll mbi veten ose të cmendesh. Shpesh njerzit që kanë simptoma të tillë ndjehen në këtë mënyrë. Edhe pse në momente të tilla mendimet dhe ndjenjat e ankthit mund të jenë shumë të vërtëta, është e rëndësishme t’ia kujtosh vetes që vetëm mund të të jetë krijuar ideja që disi në rrezik kur në fakt nuk je. Prandaj është shumë e rëndësishmë të fillosh ngadal të punosh me veten në këtë drejtim dhe të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Mund të të ndihmoj shumë po qëse punon me veten që ta qetësosh dhe relaksosh mendjen deri atëherë kur gjithë ky ankth të zhduket.
    Prandaj , është e rëndësishme që në momente kur e gjen veten duke u thelluar në ato mendime – qofshin ato reale a po të imagjinuara- të provoni t’i pakësoni ato . Mund ta bëni këtë qoftë duke filluar ta bëni në ato momente ndonjë aktivitet tjetër që nuk ju lejon të thelloheni më shumë në të menduarit negativ. Kjo për fillim mund të jetë e vështirë, mirëpo nëse vazhdimisht punoni me veten dhe jeni këmbëngulëse në këtë drejtim, do ta vëreni me kohë që jeni duke krijuar një shprehi të dobishme që do të ndihmoj ta ndryshosh jetën tënde për më mirë. Po ashtu mund të të ndihmoj sikur të provosh dhe të bësh ca ushtrime sic është joga ose meditimi, ose edhe ushtrime të frymëmarrjes. Gjithë këto mund të ta lehtësojnë gjendjen tënde aktuale. Po ashtuduke qenë se tash e ca kohe je në këtë gjendje, unë do të sugjeroja fuqishëm që të kontaktosh një profesionist/psikolog. Kontakti i drejtpërdrejtë me ndonjë psikolog do të jetë më i dobishëm dhe do ta bëj më të lehtë procesin e tejkalimit të kësaj gjendje sepse sic mund ta vëresh komunikimi online i ka kufizimet e veta. Po ashtu mund
    të të ndihmoj ndoshta edhe kontakti i drejtpërdrejtë përmes bisedës online që ofron shërbimi jonë : në linkun e mëposhtëm mund të kontaktoni me ndonjërin prej ekspertëve të shërbimit tonë, të cilët njësoj mund të të ofrojnë ndihmë për këtë që po të mundon: http://nukjevet.net/live-chat/. Orarin për këshillim online mund ta përcjellësh në faqen e facebook të nukjevet.net. Të inkurajoj shumë fuqishëm që të shfrytëzosh edhe këtë mundësi për këshillim online. Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak me këto informata dhe që sa më parë ta kalosh këtë gjendje dhe të ndjehesh mirë. Na shkruaj përsëri pa hezitim!
    Mirëmbetsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: