aktuale

aktuale

Pershendetje te nderuar ekspert !jam ne nje lidhje me nje vajze , e dua ekstrem fort kalojme mire etj etj etj , ajo eshte e virgjer po ashtu edhe une , kemi biseduar per te bere mardhenje mirepo problemi eshte se ajo ka frike ne qoftese dashuria ime do te shuhet …. un me te vertete e dashuroje ate shume dhe mendoj qe ky akt vetem do te na bashkoje me shume dhe do te jemi te lidhur pergjithmone bashk pasi qe kam degjuar se humbja e virgjinitetit eshte nje gje e madhe dhe eshte mire ta humbesh me personin qe konsideron me se aferti ngat zemres tende ku e cila eshte ajo !!!! ju lutem kisha dashur ta kem nje pergjegje profesionale nga ana juaj , qe te kemi detaje me shume dhe qe e dashura ime te mos frikesohet nga kjo . Ju Falemnderit per mirekuptim.

Një koment për “aktuale”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje i dashur. Faleminderit qe na keni shkruar per kete problem dhe e vleresoj shume qe ju kujdeseni kaq shume qe e dashura juaj te ndihet mire. Sa kohe keni sebashku? Ndoshta ajo ka nevoje per pak me shume kohe, mos e sforconi. Vazhdoni t’i tregoni cdo dite se sa shume dashuroni, dhe pak nga pak ajo do te kte besimin e nevojshem te ju, dhe do t’ju jepet me trup e me shpirt. Bisedoni me te e ndajini keto mendime qe na keni shkruar edhe neve. Eshte nje gje positive qe e dashura juaj eshte kaq e kujdesshme dhe deshiron t’i jepet vetem nje djali ne jeten e saj. Mos e gjykoni, por vleresojeni per kete. Tregojini qe jeni gjithmone aty per te deri ne momentin qe ajo te jete plotesisht gati. Shfaqini dashurine tuaj e vertetojini qe ndjenjat tuaja jane te forta, edhe nese nuk keni marredhenie seksuale. Por nga ana tjeter, kontaktet me intime do te ju ndihmojne qe te afroheni me teper. Nga ana tjeter, mendoni mundesine qe te mos kaloni menjehere ne marredhenie te mirefillta seksuale me penetrim, por mund te beni ate qe quhet ‘petting’ fillimisht per nje periudhe kohe, derisa ajo te jete gati per me shume. Shpresoj te ju kem ndihmuar sado pak!Gjithe te mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: