Aktrimi

Aktrimi

Pershendetje.
Ju lutem kam nje kerkesë nga ju.
Qe kur isha femije kam percjellur me shum seriale se qe luaja me lodra.
Kush me ka pyetur se ç’dua te behem ne te ardhmen u kam thënë:aktore turke.
Kjo është endrra ime me e madhe ne kete bote.
Por nganjher mendoj dhe them se duhet te heq dor nga kjo enderr sepse eshte e parealizuar.Arsyeja se une jetoj ne Kosovë dhe vendi ku me duhet te shkoj eshte ne Turki.Kam nota te shkelqyera.Sapo jam regjistruar ne gjimnazin shoqeror ne Mitrovicë:”Frang Bardhi”.
Tani kan 15 vjet posa degjoj nje kenge apo melodi te serialeve dhe i shoh aktoret filloj te qaj.Arsyeja qe une nuk mund te behem asnjeher si ata.
Ju lutem me gjeni nje zgjidhje.
Endrra ime:Aktore ne Turki.
Ju pershendes.

         

Një koment për “Aktrimi”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje e dashur,

    Te falenderoj qe na ke shkruar. Pa endrra asnjeri nga ne sdo kishte mundur te mbijetonte ☺. Endrrat dhe qellimet jane ata qe na mbajne te ndihemi gjalle dhe na motivojme te levizim perpara. Nje person mund te kete endrra te ndryshme, me vetdije qe disa jane te realizueshme ndersa disa te tjera jo. Mundesite per ta realizuar nje gje te caktuar e ben edhe dallimin ne mes te endrres dhe qellimit. Qellimet realizohen permes nje plani te sakte dhe duke ndjekur nje nga nje hapat e caktuara ne kete plan, me pune dhe perkushtim.
    Ne rastin tend duhet ta njohesh veten dhe te mundohesh ta kuptosh nese ke talent per aktrim dhe nese mund te vazhdosh ne investosh ne kete talent. Ndoshta mund te provosh te aplikosh neper agjencione te cilet, shembull, kontraktojne persona per reklama te ndryshme. Pastaj shiko per audicione per ndonje rol ne ndonje film. Aplikon ne keto vende, e teston veten, avancohesh ne keto paraqitje e keshtu me rradhe. Pastaj pasi ta perfundosh shkollimin e mesem, mund te aplikosh per te studiuar aktrimin. Kjo do i hapte rruget per te arritur at qellimin kryesore, e qe eshte te aktruarit ne Turqi.
    Fakti qe jeton ne Kosove nuk do te thote qe nuk mund te arrish te behesh nje aktore e mire dhe e njohur. Thjesht duhet te kesh pergaditjen e duhur per te qene e pershtatshme per nje pune/rol te caktuar.
    Ne ditet e sotme mund te sigurosh shume informacione permes internetit. Informacione rreth asaj se cfare duhet te kete nje aktore e mire, si te pergaditesh per kete gje, si te aplikosh ne audicione, storie te suksesit te aktoreve te ndryshem etj. Shfrytzoj keto burime per tu informuar dhe per te krijuar rrethin e nevojshem per kete qellim.
    Mos hiq dore nga endrrat e tua ☺.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Mos hezito te na shkruash sa here qe e ndjen te nevojshme. Gjitha te mirat per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: