adoleshenca

adoleshenca

jam nji nene e tre femijve kam djalin 15 dhe vajzen 14 vjeqe po sillen ni mnyr jteter spo i njoh femin e mi djali po ashtu ka lshu msimin nuk intereson fare vetem po ben hargjime i folim e kajher edhe e rrahim kur vonohet ka merak te dal shum me shoqri.ne qfar mnyre mu siill na si prind qe me naj pranu kshillat ju falemnderit e pres me pa durim pergjigjejen

         

2 komente për “adoleshenca”

  1. Mr. Sci. Arta Hyseni Zeqiri - Psikologe says:

    pershendetje falemdnerit per interesimin tuaj. Ju jeni me nje mosehe te pjekurise dhe keni femijet ne nje moshe te sensitive. Theksoni qe ndonjehere bisedoni dhe rrahni kur vonohet- kuptoj qe ju me bashkeshortin tuaj e beni kete gje. Sugjerimi im do te ishte qe separi nese e rrahni nuk eshte zgjidhje por ju duhet te merrni rolin prinderor dhe te caktoni rregullat shtepis dhe te tregoni sesa duhet te vonohen. Pergatiteni femijet tuaj edhe hargjimet te jene sa ju mendoni qe sa duhet dhe jo femijet te vendosin sa te marrin para. Bisedoni me bashkeshortin tuaj rreth rregullave shtepis dhe beni nje mbledhje familjare dhe beni marreveshje me te. Por mos e humbni rolin tuaj. Ju jeni ata qe vendosni. Gjithashtu ju kisha keshillu te konsultoheni me ndonje psikolg ne afersi ku jetoni qe te mund te kosnultoheni ne menyre me hollesishme per edukimin e femijeve.

  2. Nena e 3 femijeve says:

    E nderuar zonje. Per t’i kuptuar femijet e moshes suaj duhet te lexoni dhe te dini me shume per adoleshencen. Adoleshenca ne fakt eshte periudha me e veshtire neper te cilen mund te kaloj nje i rie re gjate rritjes apo maturimit te tijsaj. Adoleshenca eshte nje udhekryq jetesor per njeriun. Eshte koha kur njeriu eshte rritur aq sa duhet te merr vendime esenciale per jeten por ne te njejten kohe nuk ndihet i gatshem dhe nese dikush, ne kete rast prinderit, mundohen t’i ndihmojne e ta keshillojne atij ne fakt i duket se po nderhyjne dhe nuk po e lene qe vet t’i eksploroje mundesite. Problemi me i madh me adoleshent eshte kriza e identitetit. Kush jane, cfare deshirojne te ,behen? Natyrisht qe sillen me ndryshe se konsiderojne qe jane aq te rritur dhe se jane te zotet e jetes se tyre, por eshte pikerisht kjo periudhe kur ju si prinder, respektivisht ti si nene, duhet te jeni shume shume te kujdesshem dhe ne vend se te jeni gjykues te mundoheni t’i kuptoni e t’i keshilloni. Rrahja e nje 15-vjecari pse eshte vonuar pse ka dalur me shoqeri nuk eshte zgjidhje. Rrahja kurre nuk eshte zgjidhje. Nese fillon me te keq si mund te pritesh te merresh rezultate pozitive. Ne vend se te jeni polic te femijeve behuni miq me ta. Mos beni dallime ndermjet djalit e vajzes. Trajtoni te dy njesoj. Per te dy duhet te vlejne masat e njejta, keshillat e njejta, sepse kam degjuar prinder tjere te cilet djalin e lene te dalin, ndersa vajzen e ndalin ne shtepi. Kjo eshte gjeja me kundeproduktive. Ju si prinder duhet t’i ulni dhe qetesisht te flisni me ta. Duhet t’ju tregoni se e kuptoni qe ata me nuk jane femije dhe se nganjehere mund te jeni te tepert ne syte e tyre, porse duhet t’ju tregoni se ju jeni aty per ta, per t’i mbeshtetur, per t’ju dhene mundesine qe ata lirshem te folin me ju per cdo gje qe kane, por krijimi i ketij rrethi te shendoshe per te diskutuar varet ekskluzivisht nga ju prinderit. Natyrisht qe asnje adoleshent nuk do t’i hapet prinderit te tij kur e din qe posa ta hap gojen e te filloj te flas cfare e mundon prindi do t’ja hedh flakaresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: