a quhet kjo tradheti

a quhet kjo tradheti

se pari ju pershendes Kam nevoj per ndihmen tuaj pasi nuk po gjej zgjidhje tjeter Historia ime esht se un jam ne lidhje serioze me nje djal koh te gjat por gjat nje periudhe kishim mos marveshje dhe ishte ai pikerisht qe nuk donte tvazhdonte dhe mbasi perfunduam un u lidha me dike tjeter ashtu mendoja sedo ta harroja te dashurin tim qe isha ndar tani mirpo doli e kunderta se un nuk munda aspak ta harroja kalova ne depresion edhe me thell un me ket te dashurin e ri dolem vetem disa her dhe pse ky me donte por un nuk mundesha pas 4-5 qeu takuam vendosa ta largoj mendoja me mir vetem te rri se ta kam mendjen diku tjeter. Tashme kaluan dy muaj une qe isha ndar nga i dashuri im qe edoja dhe papritmas u takuam ne qytet ku aj kishte ardhur per pushime dhe un e doja cmendurisht si diten e par qe kur epash dhe mendova ta provoj ndoshta me jep edhe nje shans vendosa ta telefonoj ai menjeher u lajmrua sikurse dhe aj menxi kishte pritur ate moment dhe filluam te flisnim shpirti mu qetsua pasi qe 2muaj per mua ishin si ferr dhe vendosem te takoheshim neser se edhe ai po ikte per ne europ se po i mbaronte pushimi dhe me ne fund u takuam se bashku o zot aq shum me kishte mar malli aq shum u perqafuam me njeri tjetrin ishte hera epar qe gjat lidhjes tone te ishim te ndar dhe te mos flisnim per 2muaj gjithqka shkoi mir deri sa ma beri pytjen se cka ke bo pa mu a mke tradhtuar duke me then shikom ne sy dhe ma thuaj aty veq sa nuk vdiqa nuk munda ta mbaja shikim dhe i thosha qe jo nuk tkam
tradhtu nuk mund ti tregoja qe kisha provuar tjem me dike tjeter se edi qe nuk do ma falte dhe aq shum me kishte marr malli nuk doja ta prishja ate moment per asgje sepse tani un se mendoj jeten time me pa te. dua te di nga ju a eshte kjo tradheti apo cfar sepse me mbyti ndergjegjja sekam te qet kam frig se do e mari vesh sepse qe nga fillimi lidhjes ton me tha qe tradhtin nuk do ta fali asnjeher por un e dua shum ate tani qe jemi bashk smund ta shkatrroj lidhjen dhe veten time me kte gje edhe pse jam penduar shum lus me shpirt zotin cdo dit qe tme fal kerkoj prej psikologut ndihme cfar esht kjo a quhet tradhti nese gjat asaj qe ke qen e ndar nga i dashuri ke tentuar tlidhesh me dike tjeter dhe prap je kthyer se bashku me te dashurin e vjeter.

2 komente për “a quhet kjo tradheti”

  1. doresa says:

    perderisa skeni qenë bashk nuk e ke tradhtuar ama ti duhet te jesh e sinwertë pasi qe edhe e don diq thua duhet ti tregosh edhe po ta dish qe do te ndaheni ai nese te don te pranon per kete qe je
    ma mir nje e vertet e hidhur se nje rren e lumtur

  2. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje,
    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brëngën tënde. Nga kjo që ke treguar duket që je e shqetësuar për raportin tënd me të dashurin pasi që ndjenë që nuk ke qenë e sinqertë në raport me të gjatë periudhës kur ju keni qenë të ndar.. Rrjedhimisht kjo të bën të ndjehesh keq dhe po mund të marrë me mend që shton stresin kësaj periudhe. Mund të marrë me mend sa mund të të ngarkoj ndërgjegjën tënde gjithë kjo që ndjenë që fakti që nuk i ke treguar të dashurit për tentimin tënd për tu lidhur me dikë tjetër. Megjithatë sic edhe ke treguar ju në atë kohë keni qenë të ndarë, rrjedhimisht nuk keni pasur obligime ndaj njeri tjetrit. Është e rëndësishme që tl fokusohesh në atë që ty të sjellë qetësi. Nëse ndjenë që ajo gjë nuk ka pas rëndësi për ty dhe i takon të kaluar. A po nëse ndjenë që duhet ta ndash patjetër këtë informatë me partnerin tënd. Është e rëndësishme ta kujtosh që një lidhje të jetë e qëndrueshme në mënyrë që t’i bëni ballë sfidave dhe që një lidhje të funksionoj duhet përkushtim, një lidhje të fuqishme në mes dy personave. Megjithatë provo ta shikosh në aspektin pozitiv gjithë këtë eksperiencë, sepse besoj që ti ke pasur momente kur je ndjerë – ashtu edhe siç duhet të jetë, sepse përmes kësaj, ti një një mënyrë ke përjetuar një rritje personale. Po ashtu tani dhe në të ardhmen mund për një lidhje të rëndësishme për ty, ku di çfarë do dhe çfarë pritje ke duke u bazuar në atë që ke mësuar nga kjo histori , duke i dhënë vetës kështu vetes rastin për të provuar emocione të reja Po besoj shumë fuqishëm që ti do t’i japësh vetës rastin që ta tejkalosh këtë situatë dhe të jetosh momente të lumtura. Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak me këtë përgjigje dhe uroj që ta marrësh vendimin për të mirë për veten.

    Mirëmbetsh.

Leave a Reply to Ajete Kerqeli - Psikologe Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: