a mund te jete shtatzene

a mund te jete shtatzene

Pershendetje, ndoshta s’po e komplikoj. I marr qe 1 vit me rekomandim te mjekut tabletat Yaz per mbrojtje. Muajin e fundit deshta me kalu perioden keshtu qe e piva me 23 gusht tableten e fundit Aktive dhe kalova ne pakon e re pa i marr placebot. Dmth kalova me pakon tjeter me 24 gusht, 25 dhe 26, por i ndalova se kisha mundim shume te madh dhe s’i mora mo hiq prej asaj nate.
Por me 28 gusht (dy dite pas nderprerjes) kisha marredhenie. A kam mundur te ngel shtatzene?
Se tash kane kaluar dy jave dhe po kom mundime si me mbet shtatzene per ate po frikesohna.

         

2 komente për “a mund te jete shtatzene”

  1. Dr. Premtim Gojani - Gjinekolog says:

    Mundësitë nuk janë të larta në bazë të kohës kur i keni përdorur,,por kur nderprehet terapia rreziku egziston. Nse keni vonesë ciklit menstrual,e bani një test shtatëzanie. Dr Premtimi

  2. Fatmire says:

    faleminderit shume.
    deshta me cek edhe qe pas dy diteve te marredhenieve dmth me 30 gusht kom pas gjakderdhje si gjithe qe ka zgjat ka 5 dite. Por po frikesohna mos nuk u kon menstruacion, po veq gjakderdhje qe pesojne grate kur i ndalin kontraceptivet ose gjakderdhje qe vjen ne fillim kur mbetesh shtatzene te disa gra?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: