A i ka ndodh n’donjeres femer apo mashkull te humb besimin ne dashuri dhe si keni vepruar ??

A i ka ndodh n’donjeres femer apo mashkull te humb besimin ne dashuri dhe si keni vepruar ??

Pershendetje stafi ,i dashuri im ka humbur besimin ne mua plotsisht sepse e kam genjyer , dhe sme beson me , ne lidhje jemi qe 4vite por problemi u shfaq mbas dy viti qe e genjeva , dhe qe dy vite lidhja jon spo shkon mir per shkak te mosbesimit dhe kjo gje spo
Kalon , ju lutem te me keshilloni ?
A i ka ndodhur n donjeres ksi lloj problemi dhe si kan vepru ?

         

Një koment për “A i ka ndodh n’donjeres femer apo mashkull te humb besimin ne dashuri dhe si keni vepruar ??”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na ke shkruar. Ne letren tende pyet se si mund ta kthesh besimin e te dashurit tend sepse e ke humbur ate. Sigurisht qe nje lidhje te funksionoje sic duhet dhe te kete mundesi per rritje, besimi ne cift duhet te ekzistoje. Ky besim sigurisht krijohet pas nje periudhe te caktuar kur cifti e njeh njeri-tjetrin ne situata te ndryshme, kur kalohet nje kohe e konsiderueshme sebashku etj. Ndodhe qe ky besim te thyhet, si ne rastin tend, dhe e kuptoj se eshte e veshtire sepse edhe procesi i rikthimit te atij besimi nuk eshte i lehte. Por sigurisht nuk eshte e pamundur te rikthehet ky besim. Hapi i pare neper te cilin duhet te kaloni eshte ta sqaroni njehere dhe pergjithmone momentin kur eshte thyer besimi. Ne momenti kur te sqarohet kjo situate atehere duhet te vendosni qe sdo i ktheheni me asaj bisede dhe sdo e gjykoni njeri-tjetrin duke u bazuar ne kete situate. Pastaj normalisht eshte periudha kur permes situatave te perditshme i deshmoni njeri-tjetrit qe mund te besoni. Nese ne te kunderten, i dashuri yt nuk po arrin te ta fal situaten e krijuar atehere duhet te jeni ne gjendje te komunikoni edhe kete gje dhe ta sqaroni. Nuk e di nese e ke hapsiren per te folur hapur me te dashurin tend per krejt kete situate, por te krijuarit e nje hapsire te tille eshte e nevojshme ne menyre qe te arrini ne mirekuptim. Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Mos hezito te na shkruash perseri sa here qe e ndjen te nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: