Kanceri ne qafen e mitres

Kanceri ne qafen e mitres

Prah. Jam 23 vjece dhe kam 3-4 vite qe kryej mardhenie seksuale. Para ca kohesh kisha disa sekrecione si kafe dhe here gjaku qe me zgjaten 2-3 muaj. Nuk mora asnje mjekim dhe sekrecjonet iken vet. Kurse tani me shqeteson fakti qe kam dhimbje ne fund te barkut here pas here. Dhimbja vjen sikur te ngulet ndonje thike nga posht dhe ne fund te barkut. Nga ato qe kam lexuar ne internet thot se kanceri ne qafen e mitres ka te tilla siptoma. Pyetja ime eshte: Ne kete moshe ka mundesi te zhvillohet kanceri i qafes se mitres? Dhe nese po shenjat qe e indentifikojn jan dhimbje shum ne fund te barkut dhe sekrecione? Theksoj se jam diagnostikuar me mikrociste ne vezore.Mund te japin ato dhimbje ne fund te barkut? Apo duhet te kryej nje pap test per me qene me e qete. Kam frik nga pergjigja e pap testit se me siptomat qe kam kam frik mos jam prekur nga kanceri qafes mitres. Ju lutem me jepni ne keshille pasi jam shum ne ankth.

         

2 komente për “Kanceri ne qafen e mitres”

  1. Alban says:

    Rekomandohet qe pap testin ta bejne femrat >21 vjece qe jane seksualisht aktive. Kanceri i qafes se mitres shkaktohet nga infeksioni me Human papilloma virus, i cili bartet me kontakt seksual. Faktor rreziku eshte nderrimi i shpeshte i partnereve.
    Kanceri i qafes se mitres kerkon disa vite per t’u zhvilluar, andaj ne nje moshe te re si jotja ( 23 vjec) gjasat jane shume te vogla. pap testi rekomandohet te behet mbi moshen 21 vjec, por mos u merakosni, bejeni pap testin si ekzaminim qe duhet te behet te femrat seksualisht aktive.
    Simptomat me te shpeshta te kancerit te qafes se mitres jane : gjakderdhja ne mes te cikleve, gjakderdhja e zgjatur menstruale, dhembja pas marredhenies seksuale etj.
    dhembja ne fund te barkut te ju me gjase eshte nga cistat ne vezore.
    Pra nuk duhet te frikesohesh nga kanceri sepse jeni shume e re, por pap testi mbi moshen 21 vjece preferohet te behet cdo 3 vjet, te femrat seksualisht aktive.
    Beje nje kontroll te gjinekologu! mos ki frike
    Gjithe te mirat!

  2. Dr. Premtim Gojani - Gjinekolog says:

    Pap testio definon të gjithë situaten edhe pse mosha e juaj është e re për diqka te tillë(simptome të tilla kan shume gjenjde ne Gjinkologji .prandaj pa brengosje)/ Dr Premtimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: