dilema sa i perket te ardhmes time

dilema sa i perket te ardhmes time

Pershendetje Psikolog/e
i/e nderuar e kesaj faqe
deshta te mar nje propozim dhe nje keshille nga ana e juaj ne lidhje me nje qeshtjen time me shpresen se do e mar nje vendim te duhur
Jam nje nxenes ne vit te 4t ne shkolle te mesme
jam maturant dhe ket vit e perfundoj shkollen e mesme dmth nuk kan mbet vetem edhe disa muaj deri ne perfundim te shkolles se mesme por problemi im eshte se un i kam disa dilema sa i perket te ardhmes time,nuk di qfar vendimi te mar per te ardhmen time para vetes i kam 2 opcione ose 2 rruge per te zgjedhur dhe ato jane: ose Zanatin ose Universitetin
pikerisht kjo esht dilema ime me e madhe si nxenes se nuk di cilen ta zgjedh prej ketyre te dyjave esht qeshtje shum me rendesi esht ne pyetje kariera ime,e ardhmja ime
tashti ne shkolle kam qen nje nxenes me sukses mesatar me nota mesatare as nuk kam qene i sukseshem fkls 100% por as nuk kam qen i dobet ne mes kam qene aty pari e tani nuk di cilen ta zgjedhi nese kish pas mundesi nje keshille nga ana e juaj qfar vendimi te mar a me mire te hy ne zanat ti perkushtohem zanatit te behem mjeshter i atij zanati apo me mir dot kishte qene te vazhdoj studimet ne universitet,cilen prej ketyre dyjave ma kishit propozuar qe ta zgjedh se jam me nje situat kam ngec as andej as kendej nuk di qfar te vendosi,qfar vendimi te mar per at shkak me nevojitet nje keshille ose propozim i juaji se qfar te veproj ne ket situate cila do ishte zgjedhja me e mire kend ta zgjedhi sipas jush Universitetin apo zanatin duke mos haruar faktin qe ua permenda me siper qe kam qen nxenes mesatar jo edhe aq i sukseshem por jo edhe aq i dobet dmth mesatar shpresoj qe me keni kuptuar pres nje pergjigje nga ana e juaj qe ta zgjidhi ket dileme?

         

Një koment për “dilema sa i perket te ardhmes time”

  1. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. E kuptoj se sa e veshtire mund te jete kjo situate per ty duke marr parasysh se sa vendim i rendesishem eshte te ardhmen tende. Duket qe je ne nevoj te madhe per ndihme pasi te zgjedhesh nje drejtim nenkupton detyrimisht te heqesh dore nga nje mundesi tjeter dhe kjo ide e humbjes se nje mundesie qe mund te ishte e duhura shpesh here mund te behet paralizuese dhe te ben te ngecesh ne te tilla udhekryqe. Ne kete situate vendimi qe duhet te marresh besoj se duhet te jete i bazuar pjeserisht mbi deshirat e tua, pra per cfare ke realisht me shume dehsire dhe cili eshte drejtimi qe te motivon me shume zanati apo universiteti dhe pjeserisht mbi mundesite qe te ofrohen ne vendin ku jeton, pra a te ofron vendi me shume mundesi te zhvillohesh ne drejtimin e zanatit apo ka me shume mundesi per tu rritur ne aspektin akademik? Te sugjeroj qe fillimisht te ulesh me veten dhe ti lejosh vetes te kuptosh se ku e shikon veten me shume ne te ardhmen tende. E shikon veten me shume ne bankat e universitetit, duke lexuar dhe duke investuar ne te ardhmen tende akademike apo e shikon veten me se shumti si nje zanatci, apo mjeshter i nje zanati te caktuar? Mundohu te marresh te gjithe faktoret ne konsiderat, pra cdo gje qe te ofron njeri drejtim dhe tjetri. Universiteti do te te jap shume njohuri dhe do te te mundesoi te njohesh njerez te ndryshem nga vende te ndryshme me te cilet do mund te rrahesh mendimet dhe kjo do te te ndihmoi te zhvillosh kendveshtrime te ndryshme mbi boten, ndersa zanati do te te ndihmoi te pervetesosh aftesi specifike qe do te te mundesojne te punosh
    dhe ti ushtrosh keto aftesi ndoshta duke e patur edhe me te lehte ta gjesh nje vend pune. Cila nga keto mundesi te josh me se shumti? Te cila nga keto drejtime e shikon me shume veten? Cila nga keto te frikeson me se shumti dhe pse? Mundohu te ulesh dhe ti japesh pergjigje ketyre pyetjeve pasi jam e bindur qe ke per ta kuptuar vete se cili eshte drejtimi i duhur per ty. Nese deshiron tin dash pergjigjet e ketyre pyetjeve me mua te mirepres per ta vazhduar biseden. Te uroj shume suksese.
    Perzemersisht,
    Dorina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: