jam zen me burin

jam zen me burin

Jam shum keq ne keto momente cje po shkruaj sapo jam zen me burin dhe me thot neser te largoehm nga shpija jam shum keq jam duke vdekur nga dhimbja ne zemer kam dy femij 9 dhe 2 vjec jetoj jasht atdheut larg familjes ..une. Dua burin dhe sdua ta shkatroj familjen ..une edi sjam perfekte por me behet shum padrejtsi me besoni edhe ai nuk esht i keq por ka shum nerva dhe i shkon shum mbrapa nenes te vet ajo dikut ishte ok por tani si esht ber 54 vjet e martoj dhe djalin tjeter ai nuk i shkon mbas asaj edhe pse vjera ime len kolen per djalin e vogel aj ja ben 8me 2 aj e respekton shum gruan e vet ..vjera ime me lishohet per kot si psh pse si lave xhamat pse nuk punon pse e bere ket ti je nuse 10 vjet .. une bej edhe vjera ben por ajo i permenden senet edhe vetem me bertet per kot gjen arsyje per tu zen edhe pse nusja tjeter rije gjith diten te dhoma e vet ..kur i thash njeher un te pakten punoj vej dicka tjetra rije nalt ajo u hidherua dhe tha ajo hala nuse e re ti je 10 vjet e martuar dhe keshtu ajo kur vjen im shoq ne shpi i thot nusja jote. Ma kthen fjalen vetem un punoj ket ee ate ..burri e degjon dhe zihet me mua tani nga korona esht pa pun aj nuk esht mesuar te mos punoj esht ber shum me nerva plus vjera e mbushen mir dhe me lishoet mua buri biles edhe me bije me grushta edhe shqelma sdi kujt ti them asnjeher si kam kallxua njeriut askujt ne ket bot mendoj te vritem shum her po sdo doja tja bej ket traum femijeve te mij prinderve te mij po vdes ndal nga dal sdua te ndahem se buri sesht aq i keq por esht naiv jetojm me vjeren deri sa ta bejm shpijen ton ajo na ka ne dor dhe ben cka don me ne dhe buri i shkon mbas qejfi..besomni jam shum njeri i qeshur fal por sedi pse ma bejn keshtu pse jam shum keq shpresoj cdo xhe te regullohet ahhh sikur im shoq te mbushet me mend dhe te dalim nga kjo shpi te rim diku tjeter dhe shum me qet te ishim dhe sdo e ndalja kur nga nena e vet kur edhe un do e falja vjeren jam njeri cje fal por spo ndodh kjo im shoq nuk shikon me i then un me vret thot ik ti se le un nenen qe me riti por kur sdo e ndaja nga nena por ne duhet te vejm shtepin ton se kjo esht e djalit te vogel edhe vjeri vjera do tin me ato se e blen sebashku edhe kemi pjesen tjeter per tu ber per ne ufff plasaaa me ndihmoni a jam e keqe un se po vuaj shum po plas…

2 komente për “jam zen me burin”

  1. Pershendetje e dashur,

    Lexova me vemendje letren tende dhe ndjeva shume dhimbje dhe konfuzion. E marr me mend sa e mundimshme eshte jetesa ne kete lloj dinamike familjare, ku rolet e gjithesecilit jane te ngaterruara dhe te keqkuptuara. Se pari, ti je grua dhe nene e me pas nuse. Patjeter qe gjithesecili ne familje mund te kete pretendimet dhe nevojat e tij, por kjo nuk do te thote qe ka gjithashtu te drejten te shfrytezoje dhe te lendoje tjetrin. E mirekuptoj kur thua se bashkeshorti yt nuk eshte njeri i keq dhe se zgjidhja do ishte te jetonit ne shtepi me vete, si nje familje, por a eshte kjo vetem nevoje dhe pergjegjesi e jotja? Ne fakt kerkesa jote nuk eshte mungese respekti, por domosdoshmeri jo vetem per ju si cift por edhe per femijet tuaj, te cilet jane po aq konfuz per rolet ne familje sa dhe ti. Nga ana tjeter duhet te mbash parasysh se nuk ka asnje arsye te vlefshme, qe mund te justifikoje dhunen qofte fizike apo psikologjike. Gjithashtu, ne kushte te tilla jane te pashmangshme ndjenjat e fajit dhe perpjekjet per te mbajtur familjen bashke me cdo kusht, sidomos nese ndihesh e pamundur financiarisht dhe e pafuqishme per te konsideruar mundesine e nje ndarje. Qe nje marredhenie te jete funksionale duhet te kete mirekuptim, respekt dhe dashuri te dyanshme, reciproke. Te ftoj te reflektosh mbi marredhenien tende, si qendrojne keto komponente? Cilat jane nevojat e tua pertej atyre te siperpermendura per te qendruar ne nje marredhenie te kesaj natyre? Sa e mundur eshte qe bashkeshorti yt te kuptoje nevojat dhe faktin se ti je grua dhe nene dhe sikunder nena e tij, edhe ti meriton respekt dhe te kesh rolin tend ne familje? Se fundi, do te keshilloja te kerkoje ndihme profesionale ne nje psikolog (mund ti drejtohesh eksperteve tane ne chat), te cilet mund te te ndihmojne dhe orientojne me gjate mbi shqetesimin dhe veshtiresite qe has. Eshte e rendesishme te kujdesesh per veten dhe te fitosh besim se mund t’ja dalesh. Mos harro, ti je e vlefshme dhe meriton shume!
    Uroj te kem ardhur ne ndihme!
    Nese ke pyetje apo paqartesi te tjera, jam ketu per ty,
    Gabriela

  2. Anonymous says:

    Oh faliminderit e dashur jam plotesisht dakort me fjalet e tua por e them prap buri im esht i mir por jemi me nje situacion shum te keq bashk edhe ai ndjehet ne mes meje dhe nenes te tij sdije nga tja mbaj por me vjen keq pse nuk e zjedh ket pun edhe mundesit financiare si kemi keq por spo di cla te bej se nuk bej keq me besoni ndjehem edhe si njeri i keq biles tani qe shaj por jan gjith te verteta por kir zihemi behem ekstrem keq ne nje nivel te lart … e sqaroj kur nuk zihemi ne prani te femijve kur as edhe nje ze te vetem mirpo mendoj se sado me shikojjn ne ato momente te merzitur ..faliminderit edhe njeher per pergjigjen ju uroj cdo te mir ne jet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: