kam djalin 3 vjete

kam djalin 3 vjete

mirdita kam djalin 3 vjete po shpesh her i ndodh qe mos haj azgje ska oreks dhe me pesh esht i dobet ja kam provu gjitha vitaminat po ska permisim vetem 3 kafshata han un jam shum e shqetsuar shum cfar te bej nuk e di as vet cfar me rekomandoni ju eshte cun shum i lazdruar ben shum naze dhe tane diten eshte ne levizje nuk ulet as 5 min jam ne halle te madh

Një koment për “kam djalin 3 vjete”

  1. MSc. Gabriela Kuneshka - Psikologe/Psikoterapiste says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ndave shqetesimin tend ketu!
    Shpesh here marredhenia e femijeve ne kete moshe dhe ushqimit mund te jete sfiduese.
    Se pari, do sugjeroja fillimisht te takoheni me mjekun pediater te femijes tuaj ne menyre qe te testoje nese ka ndonje kusht mjekesor, qe mund ta pengoje rritjen e tij. Nese mjeku perjashton kushtet mjekesore atehere mund te fokusohemi tek zakonet e ushqyerjes, sjellja apo dinamikat familjare. E kuptoj qe ky shqetesim mund te gjeneroje ankth tek ti si nene, por nga ana tjeter ky ankth mund transmetohet lehtesisht pa pasur nevoje per fjale tek djali yt. Ajo qe do sugjeroja eshte te monitorosh zakonet e ushqyerjes tek vetja dhe pjestaret e tjere te familjes, pasi femijet mesojne nepermjet modelimit ne kete moshe. Nese vereni qe ju vete nuk keni zakone aq te shendetshme me ushqimin, apo me oraret dhe sasine perpiquni ta rregulloni ate. Ushqyerja me zor nuk eshte nje zgjedhje e mire, por mund te uleni sebashku ne tavoline secili me pjaten e tij perpara dhe te lejoni djalin tuaj te provoje dhe te eksperimentoje vete me ushqimin. Mund te provoni dhe ushqime qe haen me gishta. Mund t’i vendosni fruta, apo perime te ndryshme ne nje pjate qe atij i pelqen dhe te luani me ngjyrat apo format e ushqimeve. Ka ushqime te preferuara djali juaj, apo eshte refuzues ndaj te gjitha ushqimeve?
    Se fundi, tregoni durim dhe mbeshteteni djalin tuaj ne kete proces. Uroj te kem ardhur ne ndihme dhe nese ke pyetje apo paqartesi jam ketu per ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: