deshta me marr mendimin e ndoni psikologu

deshta me marr mendimin e ndoni psikologu

Pershendetje, deshta me marr mendimin e ndoni psikologu pasi aktualisht kam me tvertet nevoj. Jam e martuar qe 4 vite,kemi edhe 1 femij, jetojm ne gjermani burri ketu nuk frekuenton lokalet me shoqeri, as diskotekat, nuk konsumon alkool,por gjate gjithe kohes sillet keq me mu, shan me bertet me quan leck, sterrvin, berllog, me fyen shume shpesh dhe kthehet me termin une jam burri,madje shpesh e bene edhe ne prani te femijes, nuk kalon koh kurr me neve si familje, gjith kohen rri me prindrit, nuk dalim kurr si familje, edhe po ndihem shum e pa vler ne syt e tij. Vazhdimisht me thote qe
Ka mundesi te gjej dike me te bukur se sa un, edhe kur ikim ne kosov per pushime nnuk kalon koh me mu e fmin ton po vazhdimisht atje shetit me
Kusherinj, daj, e kshtu. Edhe jam lodh nga kjo situat theksoj qe me heret ka ushtru edhe dhune fizike ne mu po tani nuk e ben me. Me e keqja eshte se mbrenda muajit vetem 1-2 her flejm si qift me
Shume flejm te ndar. Jam ne depresion psikik sa qe mendoj qe zgjidhja e vetme eshte te ndahem por kam disi frik qe mos po nxitoj. Qka do me propozonit te ndermarr para se te vij ne perfundim qe ndarja eshte zgjedhje e vetme.

         

Një koment për “deshta me marr mendimin e ndoni psikologu”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na je drejtuar. Me sa lexoj gjendesh ne nje marredhenie ku ndihesh e zhvleresuar edhe si person, edhe si grua edhe si nene. Ke pesuar dhune fizike dhe psikologjike. Marredhenia emocionale dhe seksuale mes jush eshte e distancuar. Thua se para se te vendosesh per perfundimin e kesaj marredhenieje, deshiron te eksplorosh mundesite qe mund te ekzistojne qe kjo marredhenie te permiresohet dhe te mos perfundoje ne ndarje.

    Per ta bere kete gje do te deshiroja qe te reflektoje me veten se cfare do te deshiroje te ndryshonte ne kete marredhenie. Me pas t’i kaloje nje per nje keto gjera dhe te fillosh te mendosh se cilat prej tyre jane te arritshme. Disa pyetje qe mund t’ia besh vetes dhe qe mund te te ndihmojne gjate ketij procesi jane:

    A ka pasur ndonjehere ne marredhenien tuaj kohe te mira? A ka ndryshuar dicka per mire ne marredhenien tuaj? Si i keni zgjidhur problemet me pare (per shembull dhunen fizike)? Cfare te mban ne kete marredhenie (a ka dicka pozitive)? Nese vendos te mos qendroj me ne kete marredhenie, me cfare veshtiresish kam frike se do te perballem? etj…

    Je e mirepritur te me shkruash serish

    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: