Kam pas disa mosmarrveshje me burrin t

Kam pas disa mosmarrveshje me burrin t

Pershendetje ,pyetje per psikologen .Kam pas disa mosmarrveshje me burrin tim per fajin e tina,ka ber nje gabim ne raport me mua dhe kam zbuluar.Kemi pas diskutime te gjata dhe herpasher prap ja permendi sepse me eshte fikesuar ne koke,ne fillim bisedonte me qet dhe u mundojke te me sqaroj se ka ber gabim se ska pas naj qellim te keq kurse tash si ja permendi ne sekond del prej kontrolli dhe shkon deri ne ate gjendje saqe me thot ose mos ma permend me ose ti shko Kah dush ose und largohna. Me lendoj pa mas, sepse te jem e sinqert nuk e njoh keshtu,gjithmon kam mumdur te bisedoj dhe nuk ka reaguar kurr keshtu .me konkret problemi eshte se ka kerkuar ish te dashuren ne fc dhe Sa her e kam pyetur pse gjithmon i vinte keq dhe thoshte veq palidhje kam.klikuar,para dy dite prap ja permenda dhe me tha per pik te qefit e ka ber edhe ski qka ban,i thash jo kam qka me ba ,me tha ban pra ose mbylle ket tem ose shko Kah dush ose Po shkoj une.jam e lenduar pa mas . Te lutem psikologe ma sqaro nga kendveshtrimi profesional i yti pse njeriu reagon keshty njeher qet e tash del prej kontrolli ,a eshte lidhur nga permenda e shpesh a qka mund te jet. te lutem me shkruaj se te pres ,sepse jam e elenduar pa mas nuk e di kur do flasim me njeri tjertin sepse edhe aji edhe i hidheruar shume ne mua.flm

         

5 komente për “Kam pas disa mosmarrveshje me burrin t”

  1. Linda says:

    Unë e a shoh se ju jeni gabim Kjo që ka bëre iu ndodhë të gjithëve
    Jo vetëm burrit tuaj Dhe në shikojmë ndonjë here x tonë
    Ku qëndron problemi njeriu është kurioz Asgjë tjetër, a ka bëre gabim ndoshta po ndoshta jo. Po ajo që është më madhe është se pse ju e merrni në pyetje me shume se njëherë e ia hapni gjdo here këtë teme. Ndegjo motër e dashur nëse ka ndodhur një gabim si ky Ateher harro sepse ai ska bere asgje që ndikon në lidhjen tuaj
    Qe e prishë raportin tuaj me të A ia vlen të prishesh jetën për shkake se ka bere një shikim në fb
    Harro dhe vazhdo jetën Jetë nuk është të marrësh në pyetje për gjdo imtësire dhe gjdo gabim
    Jeta është duke falur të tjetëret dhe ata të falin ty se njeri pa gabime nuk gjen
    Po kërkon që burri yte me qen pa gabime do mbesësh pa të.
    Sepse kjo rrugë që ti e bën më të duhet ndalur ose do të dergoj tek ndarja
    Klm suksese motër
    Lina

  2. Lena says:

    Nuk kuptoj pse te pengon aq shume qe ka shikuar ne facebook ish te dashuren, aq me shume nuk te kuptoj fare pse i ke bere presion duke e pyetur per te njejten gje vazhdimisht kur ke mar nje pergjigjje ne fillim, duket sikur te pelqen te grindesh,sikur don qe ai te ndjehet ne faj per at qe ka bere.
    Une jam e fejuar prej 2 viteve dhe me ndodh qe kohe pas kohe shikoj ish te dashurin time ne social media, nuk mendoj asgje te keq ,thjesht dua te di si i ecen jeta dikujt qe ne nje kohe ka qene person i rendeshishum ne jeten time, kaq.
    Dhe ti vazhdo jete dhe hece perpara , nqs vazhdon me gjelozi dhe pyetje koti pse ka shikuar ne fb o ku di une ,ti do humbasesh njeriun qe ke afere. Merri gjerat me me qetesi…

  3. Anonymous says:

    E dashur une jam e martuar Qe ni vit e gjysme dhe shpesh hère e kam nxan WhatsApp burrin tim duke shkruajtur me ish te dashuren por ajo eshte tashme e martuar Edhe ajo Po prap flasin dhe vazhdoj te bej se nuk di asgje

  4. Anonymous says:

    Ju falenderoj Linda dhe Lena nga zemra dhe i qmoj shume keshlliat e te dyjave por njeriut nese i intereson te shikoj ishat a nuk mjafton njeher me hy e jo 2 muaj e gjysm , qdo dit Sa her Qe Ju ka dhan mundesi me u ul para kompjuterit ka ndodh deri ne 3 te nates edhe burri im nuk eshte Romantik nuk eshte najfar tipi i hapur por tip bukur i mbyllur. ME shume me ka penguar menyra qysh i ka shiku,koha e gjat,dhe aq shpesh brenda dite. O pasha zotin Po du me cek diqka i kam besuar se tepermi se skish mujt kurr aji me vepru keshty,por dyshimet per te kan qen gjith 0 .Kurr se kisha prit nje gje te till prej tina. Lind edhe Lena Ju pershendes nga zemra dhe Ju uroj te keni nje jet te qet familiäre, sido qe te jet keshillat e juaja ma kam lehtesuar bukur shume bile Lena e ka cekur Po me duket shum mir se nganjeher me duket vehtja sikur kam deshir te grindemi sepese nganjhehr jemi shume mir dhe une sikur per qudi i them vetit Po i dha shum lumturi e ky nuk e meriton prej meje sepse me ka lenduar shume dhe menjeherme hup disponimi pa prit. klm

  5. Emine Doda says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke shkruar. Ne letren tende na shkruan per nje mosmarrveshje qe ke patur me bashkshortin. Thua qe keni patur diskutime te gjata lidhur me kete mosmarrveshje, por megjithate duket sikur nuk eshte sqaruar dhe perpunuar situata ne teresi. Duket sikur nuk je teresisht e bindur nga argumentet e bashkshortit sepse ti ende vazhdon te pyesesh per kete gje, per ta konfirmuar dhe rikonfirmuar vertetesine e situates.
    Gjithsesi, sa i perket pyetjes tende rreth asaj se perse bashkshorti yt ka reaguar ne qetesisht ne fillim ndersa tash po reagon ne menyre me impulsive dhe po del nga kontrolli, kjo mund te jete ngase bashkshorti yt mund ta perjetoj si mosbesim te insistuarit tend. Mundohu te paramendosh veten ne vend te bashkshortit tend. Si do te kishe reagur ne kete rast?! Ndoshta ne menyre te njejt!
    E dashur, e kaluara e nje personi nuk mund te fshihet. Sepse nganjehere jemi kurioz te dijm dhe te shohim ku qendrojne persona te caktuar nga e kaluara jone, kjo nuk do te thote qe kemi ndjenja ndaj tyre ose qe kjo mardhenie nga e kaluara do riktualizohet perseri.

    Mundohu ta bazosh martesen tende ne besim dhe mirekuptim. Mos dysho edhe per gjerat me te vogla qe bashkshorti yt i ben. Nuk eshte ndjenje e mire qe gjate tere kohes mos te te besojne. Pastaj kjo edhe mund te ndikoje ne ndjenjat qe ekzistojne ne nje lidhje/martese.

    Shpresoj te te kem ofruar pergjigjen e nevojshme per ty. Te lutem mos hezito te na shkruash perseri nese deshiron te vazhdosh te diskutosh per kete ceshtje. Ne do te pergjigjemi.
    Gjitha te mirat per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: