Pershendetje..Jam nje vajze 22 vjece..

Pershendetje..Jam nje vajze 22 vjece..

Pershendetje..Jam nje vajze 22 vjece..Kam me shume se 6 muaj e ndjej veten shume keq.Ndjej trupin shume te lodhur, shpesh keputje, kam dhe nje dhimbje ne anen e majt nga ana e zemres qe shpesh me shqeteson shume, ka raste sikur me duket si nje dhimbje qe me shtrengon ne gjoksin e majte dhe sdo te me leshoje kurre, kam shume dhimbje koke,me duket sikur me merren mend,sikur do me bjer te fiket nga casti ne cast. Ka dhe raste kur e ndjej trupin sikur kam ndonje pesh te madhe mbi vete,dhe ma rendon trupin,dhe smarr dot as frym ..Skam as guximjn per te ber dicka per vete…Kam marr dhe mjekime per ankthin mbi 3 muaj ..por nuk shoh asnje ndryshim. Kam dhe rrahje te zemres te shpejta..ndjej sikur gjith trupi me rreh..saqe dhe un vet jam merzitur me kete situat,saqe ndonjeher me duket sikur sdo ja dal kurr per te dal nga kjo situat qe jam tani..Shkoj neper spitale dhe te gjith me thon qe nuk ke asgje ke vetem ndjenjen e ankthit dhe frikes.Kam ber cdo analiz te mundshme dhe te gjitha me dalin ne rregull..Tani se di se cfar te bej..Me jepni ndonje mendim,sygjerim doktoresh😔😔😔😔😔

         

Një koment për “Pershendetje..Jam nje vajze 22 vjece..”

  1. Emine Doda says:

    Peshendetje,

    Faleminderit që ke besuar dhe ke shkruar në webfaqen tonë. Në letren tënde përshkruan një situate në të cilen kemi predispozita secili prej neve të kalojme, së paku një here në jete. Kjo per shkak të mënyres se jeteses në ditet e sotme dhe prezences se situatave stresuese. Nuk ke mundur t’i pershkruash me mire ndjenjat të cilat një person i cili vuan nga ankthi i ka. Të gjitha këto situata të cilat i ke pershkruar në letren tende i kalon një person i cili është i prekur nga ajo që quajm ankth. Raportohet që ndjesia e cila i shoqeron keto situata eshte tejet e pakendshme dhe të jepet ideja që nga kjo gjendje nuk mund të dalesh dot. Prandaj po arrij ta kuptoj se si po ndjehesh dhe cfarë je duke kaluar. Mirepo ajo cfarë është shumë e rendesishme të ceket, është fakti që ankthi është totalisht i tejkalueshem. Për ta tejkaluar ankthin është i rendesishem vullneti dhe vendosshmeria për ta ndryshuar situaten. Duke u nisur nga ajo që thua që ke qene të mjeku dhe duke u nisur nga fakti që na ke shkruar, po e kuptoj që tek ti ekziston vullneti dhe vendosshmeria për të dale nga kjo gjendje. Mundohu ta ruash kete vullnet edhe nese disa nga metodat e para të cilat të rekomandohen nga specialistet të mos japin efekt. Ti ke shkruar në letren tende që ke marrë barna per ankthin. Ekzistojnë barna të cilat ndihmojnë në tejkalimin e ankthit, mirepo është vertetuar që psikoterapia (seancat të psikologu) janë të domosdoshme për ta tejkaluar kete gjendje. Kjo për shkak se perms psikoterapise perpunohen ato situate të pakendshme të cilat kanë ndodhur ne të kaluaren dhe të cilat gradualisht kanë sjelle ankthin. Ndersa permes barnave rregullohet funksionimi i neurotransmitereve ne tru që poashtu mund të sjelle deri në tejkalimin e ankthit, por mbesin të paperpunuara situatat të cilat e kanë sjelle ankthin dhe të cilat mund ta risjellin ate. Prandaj ajo cfarë sugjerohet në fillim janë seancat te psikologu pastaj nese vlersohet që është e nevojshme, psikoterapia shoqërohet edhe me barna. Rekomandimi im do ishte që të konsultohesh me një psikolog i cili ka pervoje me rastet me ankth dhe ti ndjekesh disa seanca aty. Nese ke nevoje ne mund të të rekomandojme psikolog në bazë të vendit ku jeton. Në nderkohe une do ti pershkruaj disa teknika të cilat perdoren në rastet kur perjeton ankth dhe të cilat ti me lehtësi mund t’i praktosh në dhomën tënde, shtëpinë tënde dhe ambientin në të cilin jeton.
    Në rastet kur ke ndjenja te ngulfatjes nga ankthi, merr fryme thelle disa here dhe vetedijesoje vetem per ambientin që të rrethon. Në aspektin që të ja besh me dije vetes që situatat të cilat po të sillen ne mendjen tende nuk jane reale, dhe nuk po ndodhin realisht. Mundohu te prekesh objektet të cilat të rrethojnë në menyrë që ta perceptosh situaten reale nga të gjitha shqisat.
    Shiko nese ke nevojë ta rregullosh gjumin. Nese vecmas nuk e ke mundohu të përcaktosh një orar të gjumit, këshillohet të mos qëndrosh deri në orët e vona të mbrëmjes dhe të mos flesh deri në orët e pasdites, por gjumi të bëhet në orar të rregullt. Preferohet që para gjumit të bësh një dush të ngrohët, të lexosh, apo të bësh ndonjë aktivitet tjetër i cili është atraktiv për ty.
    Pastaj përfshirja jote në aktivitetet familjare, qoftë në gatim, pastrim të shtëpisë, daljet me familjarë, bisedat me ta etj.
    Dhe në fund, ecja, vrapimi dhe në përgjithësi lëvizjet dhe ushtrimet fizike. Mirëmbajtja e shëndetit trupor, pothuajse për të gjitha shqetësimet, sot, është njëri ndër rekomandimet më të shpeshta nga profesionistët.
    Shpresoj që kjo letra ime të të kete ndihmuar sadopak. Na shkruaj perseri dhe na trego se si po shkon tejkalimi i kësaj situate. Në nderkohe të deshiroj cdo të mirë 🙂 .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: