dua nje djal

dua nje djal

dua nje djal ishim shum mir kur ai filloj te largohej jemi ne je lagje ne nje klas dhe filloj nuk fliste me shante i kerkova te bisedonim por nuk erdhi pas asaj kohe tani ka filluar shikohemi ne sy ama nuk flasim ndihem shum keq qe nuk flasim pervec ksaj nuk di as arsyen pse sflasim nuk me tregon

kam dhe nje problem tjeter cuni qe dua un ka nje shok qe ai ka rene ne dashuri me mua dhe ma ka thene tani personi qe nuk flas pra cuni qe dua kur luajtem njeher nje loj me beri nje pyetje dhe pyetja ishte ke ke shok te ngusht dhe me pas tha emrin e shokut te ti por mu duk i merzitur kur beri pyetjen dhe pasi mori pergjigje na un u largua direkt nuk e di pse kam parandjenjen se ai me do edhe pse ska cte bje ndoshta sdi ca te bej

         

Një koment për “dua nje djal”

  1. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje,
    Unë ju falënderoj që na jeni drejtuar që të ndani me ne shqetësimin që ju keni!
    Janë dy cështje që më duhet t’i përmend në këtë përgjigje për letrën tuaj:
    -ju nuk keni treguar moshën tuaj në letrë dhe për një përgjigje të një letre të kësaj natyre më duhet të di patjetër moshën tuaj, dhe
    -letra juaj është paksa konfuze dhe më shumë ka kuptim tregues se sa parashtrim të pyetjeve/shqetësimit.
    Pra, unë nuk mund ta di pse ju nuk flisni, ju duhet të bisedoni me djalin dhe të gjeni përgjigje për këtë. Gjithashtu unë nuk kam mundësi ta di nëse shoku i cunit ju do….
    Prandaj, ju lutem të jeni më e qartë në pyetjen tuaj dhe të tregoni sakt për moshën tuaj.
    Unë ju mirëpres të më shkruani përsëri, mos hezitoni!
    Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: