Jam 17 vjeqare

Jam 17 vjeqare

Jam 17 vjeqare kam folur me nje djal kur isha 14 vjet.Fillova lidhjen kur i mbusha 15vjet pastaj lidhja jon zgjat deri para 4 muaj pasi qe un bera me at seks dhe fatkeqsisht skisha gjak derdhje dhe pse kisha dhimt te mdhaja shum kjo na ndau pasi qe ne e donim shum njeri tjerin.Por aj menoi qe un kisha ber me diko tjter tinxa kti normal edhe nje dit dhe me ofendoi ne menyrat mat mundshme.Eun e pa vullnet e pa shpres po vazhdoj ende sot e 4muaj.Nukedi qfar do te ndodh me fatin tim por e di per vetemtime qe jam shkatrruar ne kejy mnyrat e mundshme.Nuk dua te martohem normal dhe nuk me mer kerkush mua pasi qe nuk kiha gjakderdhje kurr n jeten time 😔E urrej veten pse egistoj dhe shum e deshpruar jam per lidhjen time qe mbaroj pa asni faj dhe smund te jem kurr e qet mo nket jet pasi qe sdija si tja shpjegoja ati se heren e par e kam ber veten me te por fatkeqsisht nuk qiti gjak normal dhe un deshirowa ta beja ti tregoja qe jam e tij por keshtu e kishte shkruar Zoti permu 😓

3 komente për “Jam 17 vjeqare”

  1. Era says:

    Zemer ti qenke ende e re!! Nese ai nuk te ka besuar ai nuk te paska dashur fatkeqesisht ! Nese nuk ke pasur gjakderdhje kjo osht normale tek disa femra , por ti largoje at mendim qe nuk do te me marr kerkush qdo njeri ka fatin e vet, perfundoje shkollen punesohu bonu zonja e vet vetes shancat do te afrohen vet , te them te drejten virgjiniteti nuk eshte qe po kqyret shum ne ditet e sotme nese te don me zemer do te pranoj ashtu siq je!!
    Ende qenke ne moshen me te mire jetoje jeteb mos gabo me ,pjeku pastaj do te vij shanca dhe personi adekuat ne jeten tende largohu edhe nga ai djali mos i fol me ! Jeta ka shum surpriza , mos u dorezo .
    Shpresoj te kem ndihmuar sado pak.

  2. Arbnora Ismaili - Psikologe says:

    Përshëndetje
    Se pari te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne shqetësimin tënd.
    E lexova me vëmendje letrën tende dhe me vije keq qe lidhja e juaj ka përfunduar ne këtë mënyre. Ne moshën e adoleshces, për ju është e vështire te mbani një lidhje për një periudhe te gjate kohore për shkak te mungesës se aftësive sociale dhe kontrollit emocional , këto komponentë mund t’i bëjnë marrëdhëniet e vështira.
    Mendoj se këtë përvojë tënden nuk duhet ta lidhesh me te ardhmen tende sepse gjerat ne te ardhmen do te ndryshojnë dhe ne moshe madhore e keni me te lehte te mbani lidhje dashurie, po ashtu secila lidhje ka specifikat e veta.
    Është mire qe ne këtë periudhe ti kushtohesh vetes tende, prioriteteve dhe dëshirave tua. Provo qe te kalosh kohen me njerëz te qe te bëjnë te ndihesh mire dhe te merresh me aktivitete qe ty te pëlqejnë, kështu do te ndihesh mire dhe do te largosh mendjen nga ish partneri yt. Me kalimin e kohës kujtimet ndaj tij dhe dëshira për te pas afër do te zbehen dhe do te kesh me te lehte te vazhdosh përpara.
    Te dëshiroj gjithë te mirat dhe na shkruaj përsëri nëse e ndjen te nevojshme.

  3. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    E kuptoj se ndihesh e deshperuar, je ndare nga i dashuri dhe kuptohet qe eshte e veshtire.
    Ne si individ/femra kemi personalitetit, karakterin tone, vlerat-te cilat krijohen prej nje rangu me te gjere elementesh dhe asesi nuk mund ta barazojme vleren tone te pergjithshme me te qenit ose jo e virgjer, ose te lejojme te vleresohemi nga te tjeret vetem nga ky aspekt.
    Megjithese e kuptoj peshen qe ka kjo gje ne kulturen tone, mirepo prap se prap verehet nje hapje edhe ndaj kesaj gjeje. Sepse, ne jemi shume me shume se kjo dhe fillimisht na duhet ta vetedijesojme veten per kete dhe pastaj ta bartim edhe te te tjeret pot e njejten bindje.
    Qenke 17 vjece dhe ne kete moshe zakonisht mendojme rreth te ardhmes tone, endrrave dhe perpiqemi ta paramendojme se si jeta jone do te duket mbas disa vitesh.
    E kutpoj qe e ke te veshe per momentin, sepse je e lenduar qe nuk te kane besuar dhe te jane larguar per dicka qe nuk ka qene ashtu sic ai ka menuar, mirepo perpiqu te mos lejosh qe kjo pervoje te te bllokoje pikepamjen tende per jeten. Krejt ajo cfare ka ndodhur ka te beje me shume me ate sesa me ty.
    Ke qene edhe me e re kur ke pasur ate lidhje dhe per mendimin tim ende e padefinuar mbi ate se cfare deshiron ne te vertet.
    Shiko anen e mire te kesaj, je 17 vjece-ne fillimet e jetes tende dhe e ke kohen ta drejtosh jeten tende ashtu sic deshrion.
    A je duke shkuar ne shkolle? Apo duke bere ndonje aktivitet qe ty te pelqen? Ke menduar te merresh me dicka qe te permbushe?
    Do te keshe kohen per te menduar prap per lidhje dhe per ta gjetur personin e jetes, ndoshta do te kishte bere mire nje shkeputje prej kesaj pritshmerie, sikur e thashe te merresh me dicka tjeter qe te ben te ndihesh mire dhe i kontribuon nje te ardhme me te mire per ty?
    Me shpresen qe sado pak je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap.

    Sinqerisht,

    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: