?

?

tung jom jni qiok 16 vjeq edhe kom kalu me ni djal 1 vjet n fillim nuk e kom dasht at djalin po e kum dasht shokin e tina tani aj mu ka paraqit edhe e kom pranu a me shokin e tina skom pas kurgjoedhe qeshtu ja nisem me kalu edhe ja nisa me dasht shum amo shum her jena idhnu edhe gjithmon une jom kon ajo qe e kom lon po n fund aj u idhnu me mu kishe ka ni disha qeshtu tash nuk folmi une ja kom nis me fol me nio djal tjeter amo veq kena fol nuk kena pas kurgjo aj um thjke qe pom don edhe o djal shum i mir po une spo muj me ata se spe du hala pe du at t vjetrin shum atani dit um ka ardh ne add me pranu ehde kena fol me ni an shum u niojsha mir qe po foli apet me ata amo krejt u dridhsha um rroken emocionet une e du shum amo nuk muj mu kon me ata se aj o rrugve t kqija e ka ni shoqni t keqe qe mirren me thika e qesi sene ehde po du em harru po spo muj ju lutna nimomni faleminderit shumm

         

3 komente për “?”

  1. Mr. Sci. Arta Hyseni Zeqiri - Psikologe says:

    pershendetjetheksoni qe pas disa gjerave qe ju kan ndodhur keni vendosur te ndaheni por tash deshironi diqka qe nuk jeni e sigurt. Nese kam kuptu shqetesimin tuaj keshtu. Sugjerimi im do te ishte qe mos shpejtoni em veprime. Mendoni gjerat mire dhe shikoni si e shihni lidhjen tuaj me nje ardhme me te gjate. Keshtu merruni edhe me aktivitete tjera. Konsultohuhuni me ndonje person te afert te besueshem qe te mund te keshillonte ne menyre te drejtperdrejte.

  2. Jetoni - psikolog says:

    E nderuar. Ti po thua se ke kaluar me nje djale per mese 1 vjet, ne fillim nuk e ke dashur fare, por pastaj ke filluar ta duash shume, megjithese keni pasur momente kur jeni hidheruar shpesh me njeri-tjetrin edhe ti ke qene ajo qe gjithmone je ndare prej tij, pervec heres se fundit kur ai te paska lene ty per shkak se ”paska degjuar dicka” per ty qe nuk i ka pelqyer, sigurisht. Do te thote kete heren e fundit lidhja ka perfunduar pa deshiren tende, ti nuk ke qene ajo qe i ke dhene fund. Nderkohe, ke filluar te flasesh me nje djale tjeter, por nuk po mundesh te kalosh ne nje stad tjeter me te ngaqe akoma ke ndjenja per te dashurin tend prej 1 viti. Nderkohe, nje dite ish i dashuri yt paska ndermarre hap per pajtim dhe te paska derguar ftesen per chat dhe ti serish ke ndjere po ato emocione si gjithnje, je ndjere mire teksa ke folur me te. Lidhja juaj nuk paska qene stabile ashtu sic edhe e pershkruani. Prapseprap ju keni vazhduar te shiheni per 1 vit rresht. Nuk e ke sqaruar arsyen perse ai ne fund eshte ndare nga ti? Tjetra – a e ke ditur ti qe nga fillimi qe ai eshte i nje shoqerie apo rrethi te keq dhe ke vazhduar prap se prap me te? A kane qene keto arsyet e hidherimit dhe prishjes se raporteve sa e sa here me te? A ke provuar te bisedosh me te dhe t’i tregosh se ti e don ate mirepo nuk e pelqen shoqerine e tij, jo t’i paragjykosh shoqerine por thjesht t’i thuash se ti e do ate dhe ke frike per jeten e tij dhe tenden poqese ai vazhdon te frekuentoj ate rreth? Duhet te sqarohesh me te. Nese me te vertete te do, per te t’i do jesh me e rendesishme sesa nje shoqeri ”thikash”. Nese ai eshte i paafte te kuptoj sa eshte rendesia jote per te, atehere ti duhesh t’i peshosh mire gjerat. Je e re, 16 vjec dhe tashme duhet te mendosh per te ardhmen tende te ndritur ne vend se te hysh ne nje shoqeri thikash qe nuk con drejt nje te ardhmeje te ndritur. Ajo perse ti nuk mund ta harrosh eshte tejet normale. Ke pasur momente te perbashketa me te, keni qene bashke, natyrisht qe kujtimet ngadale zbehen por nevojitet kohe. Duhesh te shikosh se cilat jane prioritetet e tua jetesore? Cfare deshiron te arrish ne jete? Me ke deshiron te arrish suksese ne jete? Me ke deshiron t’i ndash sukseset e tua? A je e gatshme te perballesh me nje shoqeri e rreth delikuent? Me kete cfare keni pershkruar, ish i dashuri juaj ka probleme me delikuence dhe i duhet ndihme profesioniste, pse jo edhe nga nje psikolog apo psikologe.

  3. Diana says:

    nuk ki nevoj mu ngut per kurgjo, qeto dashuriqka kan me u harru.edhe mos vendos mja nis jo me shokin jo me ket t’riun jo me ato prap.. lej vetit kohe mi mendu do sene ma qart edhe n’mnyr mat pjekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: