………….

………….

pershendetje doja ni pergjigje nga ju.jam e martuar qe dy vjet tani ka ca muj si nuk kam qef me kryer mardhenie me burrin nuk kam hiq qef?perpara kam pas qef por tani jo perse ndodh kjo?shpresoj te me pergjigjeni shpejt?tung.

         

2 komente për “………….”

  1. Dr. Premtim Gojani - Gjinekolog says:

    Per kete problem mendoj se duheni te konsulltoni gjinekologun per ta eliminuar faktorin organik,e per ate psiqik ju orjenton mjeku. Dr Premtimi

  2. x says:

    Përshëndetje e nderuarJu falënderoj që keni kontaktuar shërbimin tonë!Ju keni treguar që jeni e martuar që dy vite dhe muajt e fundit nuk keni dëshirë të kryeni marrëdhënie seksuale me burrin tuaj. Nuk e di nëse keni fëmijë ende, pasi që ky fakt do ti jepte një pamje tjetër situatës.Kisha dashur të dija nëse ju kujtohet që ka ndodhur ndonjë gjë e veçantë në kohën kur ka filluar të mos ju pëlqej marrëdhënia. Edhe nëse mund ta shpjegoni nëse keni dhimbje gjatë aktit apo thjesht nuk keni dëshirë te filloni marrëdhënien seksuale. Ndonjëherë ndodhin ndryshime hormonale në trupin e femrës që ndikojnë edhe në dëshirën seksuale, për të cilat duhet të këshilloheni me gjinekologun. Gjithsesi, në rastin tuaj nuk besoj se mund të supozoj për ndonjë shkak të çartë se përse po ndjeheni kështu. Do të kisha dashur të dija pak rreth burrit tuaj, nëse mundeni ta përshkruani pak, se si e shikoni juve, nëse ju duket tërheqës ose nëse keni dëshirë ti afroheni fizikisht… Më tregoni pak rreth kësaj….Shpresoj të lexoj një tjetër letër nga ju e nderuar!Ju uroj gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: