19 vjeqare vuaj nga depresioni dhe ankthi

19 vjeqare vuaj nga depresioni dhe ankthi

pershendetje jam nje vajz 19 vjeqare vuaj nga depresioni dhe ankthi jam vizituar tek psikiatri, perdor tableta Sinequan 10mg dy her ne dit dhe diazepam para gjumit nga dy tableta 5 miligramshe, kam disa muaj qe i perdori por nuk kam vrejtur ndonje efekt te madh, jam gjith kohen e merzitur, qaj shpesh, probleme me gjumin, mendime negative, nervoz e pa nevojshme dhe e shpesht, deshir per te lenduar veten ne raste te caktuara edhe veprime si te qmendurve per te kaluar situata te caktuara te cilat tashme me jan ber rutin, skam vullnet, marramendje, e shum te tjera qka me keshilloni , faleminderit.

7 komente për “19 vjeqare vuaj nga depresioni dhe ankthi”

  1. Granit K says:

    Sipas pershkrimit ju referoj te shkoni twk psikoterapisti/ja.

  2. qendresa says:

    kur e gjen ni zgjidhje tregom edhe mu t’njejtat probleme i kom.

  3. tina says:

    po kam qen po sme ka ndimuar aq terapia kerkoj ndonje psikolg nese dini te me tregoni

  4. tossi says:

    Per vajzen 19 vjeqare, te lutem gjithsesi shko ne vizite te neuropsikiatri :ose te dr.Ferid Agani ose te Jusuf Ulaj une i kam pasur keto vuajtje qe i ke ti dhe ndoshta edhe shume me shume por atje e kam gjetur sherimin.

  5. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje ,

    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde. Nga kjo që ke treguar duket që je duke kaluar nëpër një periudhë jo te lehte dhe gjithe kjo po ndikon ne funksionimin tend.. Megjithatë është shumë pozitive që ke gjetur kurajën për të na shkruar neve sepse kjo tregon që pavarësisht të gjithave ti ke vullnetin për të punuar me veten dhe të arrish ndryshime pozitive.
    Duket qe nuk eshte nje periudhe e lehte per ty dhe qe ndjene qe nuk po ke permiresime pavarasisht faktit qe tashme je duke marre terapine e pershkruar nga psikiatri. Megjithate më shqetësoi jashtëzakonisht fakti që në momente kur ndjehesh ke deshire per ta lenduar veten. Duket dhe mund të marrë me mend që këto mendime/ndjenja i ke si rezultat i asaj që nuk po arrin të shohësh ndonjë zgjidhje për momentin për situatën që po të mundon. Mund të imagjinoj që si rrjedhoje je duke ndjerë dhimbje shpirtërore që mund të jetë e patolerueshme, pashmangshme ose që ndoshta je duke e parë si diçka që nuk do të përfundoj ndonjëherë. Kjo është më se e kuptueshme për situatën në të cilën je tani. Prandaj , ta kujtoj ta kesh parasysh që mënyra se si mendojmë, çfarë mendime bluajmë në kokën tonë, si i shohim situatat/gjërat domosdoshmërish ndikon mënyrën se si ndjehemi dhe sillemi përfundimisht (e që ndonjëherë mund të ndikoj pastaj të ndjehesh keq etj. ).Pra , besimet dhe mënyrën se si ti sheh vetën, të tjerët dhe të ardhmen tënde supozoj që janë duke të ta rënduar gjendjen në të cilën je. Shpesh në gjendje të tilla si kjo që po kalon ti , njerëzit mendojnë ndryshe dhe kanë tendencën për të parë vetën, rrethin e tyre dhe të ardhmen në një dritë më negative dhe pesimiste. Si rezultat i të vështruarit të gjërave në këtë mënyrë, edhe mund t’i keqinterpretojmë faktet në mënyrë negative . Pra , ky stil i të menduarit negativ e bën më të lehtë pastaj për t’i parë situatat si shumë më të rënda se sa që ato janë në të vërtetë.
    Prandaj, është e rëndësishme që në momente kur e gjen veten duke u thelluar në ato mendime – qofshin ato reale a po të imagjinuara- të provoni t’i pakësoni ato . Mund ta bëni këtë qoftë duke filluar ta bëni në ato momente ndonjë aktivitet tjetër që nuk ju lejon të thelloheni më shumë në të menduarit negativ. Kjo për fillim mund të jetë e vështirë, mirëpo nëse vazhdimisht punoni me veten dhe jeni këmbëngulës në këtë drejtim, do ta vëreni me kohë që jeni duke krijuar një shprehi të dobishme që do të ndihmoj ta ndryshosh jetën tënde për më mirë. Po ashtu mund të të ndihmoj sikur të provosh dhe të bësh ca ushtrime sic është joga ose meditimi, ose edhe ushtrime të frymëmarrjes. Gjithë këto mund të ta lehtësojnë gjendjen tënde aktuale.

    Do të mund të mund të ju ndihmoj sikur të provoni të bisedoni më dikë që e ndjeni të afërtë dhe me të cilin ndjeheni rehat për këtë nëpër të cilën po kaloni. Shpesh kur ndajmë gjëra që na mundojnë me dikë tjetër, na ndihmon të reflektojmë më mirë për gjithë situatën dhe të shohim zgjidhje tjera alternative.
    Po ashtu duke qenë se tash e ca muaj je në këtë gjendje pavarssisht faktit qe je duke marre terapi, unë do të sugjeroja fuqishëm që të kontaktosh një profesionist/psikolog. Kontakti i drejtpërdrejtë me ndonjë psikolog do të jetë më i dobishëm dhe do ta bëj më të lehtë procesin e tejkalimit të kësaj gjendje sepse sic mund ta vëresh komunikimi online i ka kufizimet e veta. Po ashtu mund të të ndihmoj ndoshta edhe kontakti i drejtpërdrejtë përmes bisedës online që ofron shërbimi jonë : në linkun e mëposhtëm mund të kontaktoni me ndonjërin prej ekspertëve të shërbimit tonë, të cilët njësoj mund të të ofrojnë ndihmë për këtë që po të mundon: http://ëëë.nukjevet.net/?page=1,100. Orarin për këshillim online mund ta përcjellësh në faqen e facebook të nukjevet.net (https://ëëë.facebook.com/pages/nukjevetnet/154601531221879). Të inkurajoj shumë fuqishëm që të shfrytëzosh edhe këtë mundësi për këshillim online.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak me këto informata dhe që sa më parë ta kalosh këtë gjendje dhe të ndjehesh mirë. Na shkruaj përsëri pa hezitim!

    Mirëmbetsh.

  6. Anonim says:

    Pershendetje stafi nuk je vet.
    Jam 20 vjecare dhe prej vitit 2015 vuaj si depresion, ankth, frike gjithcka! Para 6 mujave mire fillova te behem isha ne psikiater, kur bera termin per te shku ne psikiater, thojsha me vete veq budallet shkojne te psikiatri nejse shkova ai me pa IA tregova rastin, me shikoi dhe me tha ske asgje me shkroi barna CITRAM tha Jane barnat me te lehta, i kam perdorur rregullisht, tash 3 muaj kam filluar ti largoj ama prap kam si ankth mendime negative e merzitet me duket etj. Flm shume

    1. admin says:

      Pershendetje,

      Faleminderit qe ndave shqetesimin tend me ne, mirepo per te marre pergjigjie nga ekspertet tane ju lutemi qe pyetjen tuaj ta beni ne opsionin “Pyet Ekspertin” e jo ne komente sepse vetem ne ate menyre ekspertet tane mund te ju pergjigjen.

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: