001

001

Si fitohet besimi tek nje mashkull nese e ke genjyer rend diqka ? Perveq qe ti i ofron koh te madhe ai prap don me u ndah ose osht ndyshime sdin as vet qfar te ben , dmth me dy mendje , ? Si duhet te sjellem un ne ket aspekt ai me fyen mua un duhet te shuaj vetem pse e kam genjyer ,pres pergjigje preju juve,faleminderit !
?

2 komente për “001”

  1. egzona. says:

    fillimisht pranoje fajin kerkoj falje per gabimin tan dhe jepi bindjen qe nuk ki me i perserit prap gjanat e njejta,nese osht ende
    i tensionuar ose i merzitur me ty jepi pak koh qe tmendoj per zgjedhjen qe do bej
    nese ai te fyen dhe kerkon me u nda sa do e veshtir qe osht per ty duhet ta kesh parasysh se askushi nuk mbahet me zor
    sipas meje (genjeshtra sduhet me pas tek ni lidhje pasi e lekund shum besimin tek tjetri por gjithashtu sesht e arsyeshme
    qe nje lidhje te shuhet per nje fjal) uroi
    te zgjedhesh problemin,,te pershendes

  2. Selvije Izeti says:

    Pershendetje ,
    Faleminderit qe keni ndare shqetesimin me ne,

    Besimi është thelbësor në një marrëdhënie romantike. Është e pamundur të kemi një marrëdhënie të mire, intime, kur njerëzit nuk u besojnë partnerëve të tyre ,prandaj eshte shume e vështirë të ndjeheni të sigurt kur jeni i përfshirë me dikë që ka tradhetuar besimin tuaj. Me sa po e kuptoj partneri I juaj po ndihet konfuz, me dy mendje , kerkon ndarje dhe ju fyen. Nuk eshte I pa zakont nje reagim I tille. Ndodhe shpesh qe kur personat lendohen , e humbin besimin te partneri, nuk dijne si te reagojne dhe vetem duan qe te njejten ndjenje ta percjellin ta partneri duke I fyer, sepse duan qe edhe ai/ajo te ndihet po aq e lenduar. Megjithate gjithqka ka nje kufi, mundohuni ta siguroni parnerin qe vertet ndiheni e penduar ,qe ju vjen keq dhe se e vleresoni ate porandaj edhe deshironi ta mbani lidhjen. Flisni hapur qe e kuptoni qe eshte I lenduar , dhe ia beni me dije se e kuptoni se ai ka nevoj per nje kohe per te filluar te ndertoj besim tek ju, por nese ai vazhdimisht ju fyen dhe kerkon ndarje ateher kjo eshte nje shenje qe genjeshtra e juaj eshte bere e pa kapercyshme ne mardhenjen tuaj.

    Suksese,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: