Veshtiresit ne te nxene

Veshtiresit ne te nxene

Çrregullimet e komunikimit

Klasifikimi

•    Çrregullimet e gjuhes ekspresive
•    Çrregullimi gjuhesor i perzier receptivo-ekspresiv
•    Çrregullimi fonologjik
•    Belbezimi

Çrregullimet e gjuhes ekspresive

Demtohet perdorimi komunikues i gjuhes. Individi nuk mund ti hedhe idete ne fjale, demtohet perzgjedhja e fjaleve, ndertimi i fjalise, perifrazimi, tregimi dhe shpjegimi.

•    Fjalori eshte dukshem i kufizuar
•    Behen gabime ne kohet e gjuhes
•    Pasja e veshtiresive ne rikujtimin e fjaleve
•    Pasja e veshtiresive ne krijimin e fjalive me gjatesi apo kompleksitet te pershtatshem per zhvillimin.

Afro 1 ne 1000 femije kane nje forme te rende te crregullimit te gjuhes ekspresive. Meshkujt preken 3 deri 4 here me shpesh se femrat.Nese eshte e pranishme PM, veshtiresite gjuhesore jane me teper sesa ato qe zakonisht lidhen me keto probleme. Inteligjenca percaktohet me matjen joverbale te IQ. Duhet kryer testi i saktesise se degjimit

Prinderit zakonisht shqetesohen ne kohen qe femija arrin moshen 2-3 vjecare, kur femija mund te duket i zgjuar, por nuk flet ende ose ka fjalor te paket. Periudha nga 4-7 vjec eshte thelbesore. Rreth 8 vjec vendoset njeri nga te dy ecurite e zhvillimit. Femija mudn te beje progres drejt te folurit pothuajse normal, duke ruajtur vetem difekte te imeta ose ne te kundert progresi mudn te jete i paket.

Problemet ne gjuhen ekspresive kane si pasoja ndrojtjen, terheqjen e femijes dhe labilitetin emocional.

Çrregullimi gjuhesor i perzier receptivo-ekspresiv

Demtohet si kuptimi, ashtu edhe te shprehurit. Ka veshtiresi ne kuptimin e fjaleve dhe fjalive. Ne rastet e lehta mund te kete te kuptuar te ngadalte te fjalive te komplikuara. Ne rastet e renda keto veshtiresi mund te shtrihen ne fraza apo fjali me te thjeshta. Eshte me e rende dhe me problematike nga ana sociale sesa
crregullimi i gjuhes ekspresive

Çrregullimi gjuhesor i perzier receptivo-ekspresiv dallon nga:

•    afazia, e cila nuk eshte crregullim i zhvillimit, por humbje e funksioneve paraekzistuese te gjuhes
•    deficitet e tjera te fituara (zakonisht te shkaktuara nga trauma neurologjike apo semundje)
•    Ne adoleshence individet me Çrregullimi gjuhesor i perzier receptivo-ekspresiv mund ti perngjajne femijeve autike. Megjithate shfaqin aftesi me te mira sociale, vetedije per ambientin dhe komunikim joverbal.

Çrregullimi fonologjik

Probleme te shqiptimit, sidomos per tingujt e fituar vone. Demtimi ne artikulim dhe ne te mesuarin e tingullit perfshin zevendesimin e tingullit (psh perdorimi i t per k), heqjen (psh bashketingelloret finale), shtesat e nje tingulli tjeter dhe shtremberimet. E folura mund te duket si „e folur bebeje“

Qe heret ne zhvillim, tingujt e foshnjave jane te ngjashme mes kulturave, me baze ne proceset biologjike. Ndersa femija meson tingujt e gjuhes se vendit, prodhimi i tingujve ndryshon dhe behet specifik per kulturen. Prodhimi i metejshem i tingujve te te folurit varet ne zhvillimin e kontrollit motor te te folurit (gjuha, buzet, qiellza, larinksi, nofulla, muskujt e frymemarrjes), perceptimin degjimor (bashketingelloret dhe zanoret, ritmi, intensiteti, intonacioni). Ne moshen 8 vjec femija ka fituar ne menyre tipike te gjithe tingujt e gjuhes.

Mosha e diagnostikuar eshte zakonisht rreth 3 vjec, por crregullimi mund te shfaqet me heret ose me vone, ne varesi nga rendesa. Afro 6% e djemve dhe 3% e vajzave kane crregullim fonologjik, por problemet e artikulimit behen me pak prevalente me rritjen ne moshe.

Sherimi spontan ndodh zakonisht ne moshen  8 vjec, por terapia e te folurit individuale apo ne grup mund te ndihmoje ne shpejtesine dhe arritjen e plote te zhvillimit te te folurit.


Belbezimi

Nderprerje e rrjedhes normale te te folurit, e karakterizuar nga hezitime te pavullnetshme dhe te crregullta, zgjatje, perseritje apo bllokime ne tinguj, bashketingellore apo fjale.

Vihen re:

•    Perseritje te tingujve dhe rrokjeve
•    Zgjatje te tingujve
•    Pasthirrma
•    Fjale te thyera (psh pauza brenda nje fjale)
•    Bllokim i degjueshem apo i heshtur (pauza te mbushura ose jo ne te folur)
•    Perifrazime (zevendesime te fjaleve per te shmangur fjalet problematike)
•    Fjalet shqiptohen me tension fizik te tepruar
•    Perseritje te fjaleve te plota njerrokeshe (psh une-une-une –une e shoh ate)

Ne 50-80% te rasteve ndodh permiresimi spontan dhe 1% e adoleshenteve dhe te rriturve vazhdojne te plotesojne kriteret per kete crregullim. Meshkujt preken me teper ne raport 3:1 deri 4:1. Shpesh fillon 2-4 vjec ose me rrale 5-7 vjec. Afro 2-4% e femijeve e kane kete crregullim gjuhesor.
Per foshnjat belbezimi eshte zakonisht simptome kalimtare e zhvillimit qe zgjat me pak se 6 muaj, por 25% e personave me fillim te hershem te simptomave kane belbezim te qendrueshem pertej moshes 12 vjec.

Femija mund te ndihet i turperuar, i zemeruar, fajtor, tallet nga shoket. Shmangia e te folurit dhe imazhi i ulet per veten mund te ndikojne ne zhvillimin gjuhesor dhe social dhe te cojne ne probleme akademike. Tek belbezimi ankthi krijon perkeqesim te dukshem ne shpejtesine e ritmit.

Terapia e te folurit perfshin disa elemente te terapise se sjelljes: modifikimi i ambientit dhe faktoreve ne bisede qe nxisin belbezimin, relaksimi, kontrolli i ritmit, rritje e vete-vleresimit. Metodat: imitimi, luajtja e roleve, praktikimi ne te folur (me lexim, lexim ne kor, bisedim), folja ne ambiente te ndryshme dhe me njerez te ndryshem.