Çka rekomandojnë librat?

Çka rekomandojnë librat?

Shumë libra rekomandojnë një formulë e cila gjithashtu mund të ju bëjë të mendoni se e gjithë ajo që ju duhet të bëni është të gjeni cila është ajo formulë në mënyrë që ta ndjekni atë, kështu që suksesi është i garantuar. Problemi me këtë ide është që secili nga ne është ndryshe dhe problemet nuk janë të njejta. Si mund të jetë formula e njejtë për të gjithë? Si mund të di autori se qfarë hapa duhet të ndjekni ju personalisht? Këto formula në përgjithsi janë të vlerfshme, por ajo që duhet bënë është ti përshtatni ato dhe ti zbatoni ne situatën tuaj.

Ndjekja verbërisht e një formule nuk do ju ndihmoi të përmirësoni vetën tuaj. Së pari ju duhet të kuptoni se cili është problemi, pse po ndodh dhe pastaj cilat hapa të ndiqni. Edhe më mirë do të ishte po qe se libri juaj ka përgjigjen e pytjes tënde osë të bëni ushtrime të cilat do të ndihmonin të kuptoni se çfarë nevojitet për të berë një avancim.

Çfarë ju ndalon juve të keni sukses? Pse ju nuk po i shihni rezultatet?
Përgjigja është…ndërrmerr veprime. Ju nuk keni bërë asgjë për ta ndihmuar vetën vetëm duke lexuar. Ju duhet ta aplikoni atë që e dini.
Pra, çfarë ju mund të bëni që të përmirësoheni?

Më posht janë disa këshilla të cilat do të ju ndihmojnë të bëni një përmirësim të vërtetë kur lexoni ndonjë libër për vetë ndihmë apo kur ndiqni ndonjë ligjëratë. Këto këshilla mund të ju ndihmojnë të hapni një botë të re përmbrenda jush, prandaj ju lutem mbani në mend kur të lexoni librin e ardhshëm apo të ndiqni ndonjë ligjëratë:

• Mos heq dorë nga librat dhe ligjëratat për vetëndihmë. Ndryshoni qëndrimet dhe pranoni suksesin para se të filloni.

• Shkruani qëllimet tuaja (çfarë deshironi të përmirësoni) para se të filloni të lexoni.

• Mbani shënime përderisa lexoni

• Cilët hapa mund të merrni për të aplikuar ato që keni mësuar? Mbaj shënime për faktin se si të ndërmerrni veprime.

• Mbaj një ditarë dhe çdo ditë shkruaj për përvojën tuaj dhe përmirësimet që keni bërë, kjo do ju inkurajojë ju të ecni përpara.

• Nëse diqka nuk shkoi mirë medo se si mund të veproni herën tjetër nga njohuritë që keni përfituar nga libri ose ligjërata.

• Kuptoni që ndryshimet marrin kohë, punë dhe përkushtim . Nëse ju bleni një libër apo ndiqni një ligjëratë sigurohuni që do ti kushtoni kohë dhe punë dhe mos pritni ndryshime të menjëherëshme.

• Ndaje suksesin me të tjerët. Tregoj familjes dhe shokëve/shoqeve

• Shpërble vetën kur keni sukses, pa marrë parasysh se sa i vogël suksesi ishte.