Për ne

www.nukjevet.net

Web faqja www.nukjevet.net i'u dedikohet të rinjve të Kosovës në mënyrë që të shprehin preokupimet e tyre përmes internetin dhe në të njëjtën kohë të marrin këshilla profesionale nga ekspertët e lëmive të ndryshme. Kjo web faqe këshilluese ka për qëllim që t’iu ofroj të rinjve mundësi këshillimi dhe ndihme për brengat e rritjes dhe përditshmërisë e tyre.

Kjo formë e këshillimit e bënë më të lehtë kontaktin e të rinjëve me ekspert të fushave të ndryshme, të cilët do të jenë të gatshëm të përgjigjen në pyetjet e të rinjve.

Qëllimi i kësaj faqe është të siguroj këshillim anonim për të rinjë nga ana e  ekspertëve dhe bashkëmoshatarëve për çfarëdo lloj brenge.

Kjo web faqe është themeluar në kuadër të projektit
PËRKRAHJE PËR BRENGAT E TË RINJËVE ONLINE – një web faqe interaktive për promovimin e shëndetit mendorë tek të rinjtë, implementuar nga Foundation Together Slovenia në bashkëpunim me Fondacioni Together Kosova, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.


Funksionimi i kësaj web faqeje realizohet me punën e adiministratorit i cili administron këtë web faqe, editon vazhdimisht tema të ndryshme, pranon pyetjet e të rinjve, i përcjell ato tek eksperti relevant dhe më pas publikon përgjigjjet brenda afatit kohor të caktuar për 72 orë (në rastë të pyetjeve urgjente ato që konsiderohen si probleme serioze koha e përgjigjjes do të jetë brenda 24 orësh në raste të papritura). Grupi i ekspertëve të cilët japin përgjigjjet e tyre brenda afatit të caktuar janë vullnetarë të profileve të ndryshme – psikolog, psikiatër, doktor të përgjithshëm, gjinekolog, sociolog, jurist, etj. 

Në të njëjtën kohë kjo web faqe do të siguroj informata për të rinjtë në lidhjë me qështjet dhe brengat e tyre duke postuar rregullisht artikuj dhe lajme të shkuara nga ekpertët. 

Gjithashtu informata shtesë për institucionet dhe organizatat në të cilat të rinjtë mund të marrin ndihmë të teknike plotësuese.


Informatat dhe sugjerimet tuaja mund të derjtoni në: info@nukjevet.net
 

Kjo faqe i dedikohet personave te moshes 7-24 vjeqare.