Rregullat e forumit

Në forumin e web faqes këshilluese ju mund të pyesni për këshilla: doktorët e përgjithshëm, psikologët, gjinekologët, dermatologët etj. 

10 rregullat bazë:

  1. këshillimi me ekspertët është anonim dhe falas

  2. Pyetjet ose mesazhet tuaja në forum nuk do të postohen menjëherë. Ato do të publikohen me pak vones. Çdo pyetje së pari do të përcillet tek administratori i forumit, i cili do ti publikon pyetjet dhe do ti drejtoj tek eksperti adekuat.

  3. Bëni pyetjet e qarta. Përshkruani problemin tuaj konkretisht. Përgjigjjet e këshilluesve do të bazohen vetëm në përshkrimin tuaj. Nëse nuk jeni i kënaqur me ndonjë përgjigjje dërgoni pyetje shtesë.

  4. Bëhu i durueshëm dhe prit me qetësi për përgjigjjen e ekspertit. Përgjigjja do të publikohet sigurisht brenda disa ditësh.

  5. Mos prit mrekullira në internet. Zgjidhja e problemeve kërkon përpjekje dhe aktivitet.  

  6. Bëhu përgjegjës dhe i sinqertë në mesazhet dhe pyetjet tuaja.

  7. Kur ju jipni këshilla tek bashkëmoshatarët tuaj, bëni më të mirën tuaj. Jini mbështetës të dobishëm. Këshillimi mes bashkëmoshatarëve ka vlera të mëdha.

  8. Bëhu tolerant. Respektoni mendimin e të tjerëve. Çdo kush ka të drejtë në mendimin e tij/saj. Mos u bëni ofendues dhe mos përdorni gjuhë të turpshme.

  9. Shprehuni për veten në gjuhë që është e kuptueshme për ekspertët.

  10. Web faqja këshilluese nuk mund të zëvendësoj këshillimin e drejtëpërdrejtë dhe vizitën e ekspertëve.