Nukjevet
http://nukjevet.net/lajm/te-dashur-perdorues-te-uebfaqes-sone-2/
Export date: Sun Jul 22 10:40:19 2018 / +0000 GMT

Të dashur përdorues të uebfaqes sonë


Në kuadër të projektit për këshillim online www.nukjevet.net 1 dhe pjesë e aktiviteteve për shënimin e 6 vjetorit të kësaj platforme, Fondacioni Together Kosova organizon panelin diskutues me temën “Roli i këshillimit online për rininë kosovare”. Ne ftojmë dhe inkurajojmë fuqishëm rininë kosovare e sidomos përdoruesit e platformës www.nukjevet.net 2 të na bashkohen dhe të ndajnë përshtypjet e tyre për funksionimin e deritanishëm të platformës si dhe të parashtrojnë pyetjet, rekomandimet që do na shërbejnë për të ardhmen.

Qëllimi i këtij panel-diskutimi është t'iu ofrojë të rinjve mundësinë që të njohin më shumë përdorimin e këshillimit online si mjet për informim, ofrim të ndihmës për të rinjt rreth çështjeve që preokupojnë këta të fundit.
Në këtë panel, pritet të zhvillohet diskutim interaktiv i iniciuar nga ekspertët/et që vullnetarisht janë aktiv në platformën www.nukjevet.net 3


Folësit/et në këtë panel do të jenë:
Dr. Ilir Begolli
Vjollca Pllana Shahini - Psikologe Klinike
Dr. Merkur Dobroshi - Ortoped
Shukrie Statovci – Psikiatër
Moderuese: Lirije Lokaj

Vendi: European Information and Cultural Center
Data: 18.08.2016
Ora: 14:00

Ju ftojmë të na bashkangjiteni!
Links:
  1. http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.nuk jevet.net%2F&h=6AQHVSx3l&enc=AZPMhCN4JmN5E Ioj7OD_FT_GVtHYwiHuwMDFrPsErZidH7m6QAJs4mHkC3Ksnbf aKyA&s=1
  2. http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.nuk jevet.net%2F&h=UAQEmH5MD&enc=AZMpuX4scMwbP wloEyweuHKMnffqGcco4RmY4uRRxuQq5XUuQAjICrapz5kOR3L yEVE&s=1
  3. http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.nuk jevet.net%2F&h=hAQFDBns1&enc=AZPmVax-Th_1l 4pKRU-APPosir595LTsY8FJd3Z0eO918IDPeMeGmcrP03tLhFm Ioiw&s=1
Post date: 2016-08-17 14:29:00
Post date GMT: 2016-08-17 14:29:00

Post modified date: 2016-10-18 09:56:45
Post modified date GMT: 2016-10-18 09:56:45

Export date: Sun Jul 22 10:40:19 2018 / +0000 GMT
This page was exported from Nukjevet [ http://nukjevet.net ]
Export of Post and Page has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.ProfProjects.com