This page was exported from Nukjevet [ http://nukjevet.net ]
Export date: Thu Sep 20 20:56:13 2018 / +0000 GMT

Të dashur përdorues të uebfaqes sonë


Në kuadër të projektit për këshillim online www.nukjevet.net dhe pjesë e aktiviteteve për shënimin e 6 vjetorit të kësaj platforme, Fondacioni Together Kosova organizon panelin diskutues me temën “Roli i këshillimit online për rininë kosovare”. Ne ftojmë dhe inkurajojmë fuqishëm rininë kosovare e sidomos përdoruesit e platformës www.nukjevet.net të na bashkohen dhe të ndajnë përshtypjet e tyre për funksionimin e deritanishëm të platformës si dhe të parashtrojnë pyetjet, rekomandimet që do na shërbejnë për të ardhmen.

Qëllimi i këtij panel-diskutimi është t'iu ofrojë të rinjve mundësinë që të njohin më shumë përdorimin e këshillimit online si mjet për informim, ofrim të ndihmës për të rinjt rreth çështjeve që preokupojnë këta të fundit.
Në këtë panel, pritet të zhvillohet diskutim interaktiv i iniciuar nga ekspertët/et që vullnetarisht janë aktiv në platformën www.nukjevet.net


Folësit/et në këtë panel do të jenë:
Dr. Ilir Begolli
Vjollca Pllana Shahini - Psikologe Klinike
Dr. Merkur Dobroshi - Ortoped
Shukrie Statovci – Psikiatër
Moderuese: Lirije Lokaj

Vendi: European Information and Cultural Center
Data: 18.08.2016
Ora: 14:00

Ju ftojmë të na bashkangjiteni!
Post date: 2016-08-17 14:29:00
Post date GMT: 2016-08-17 14:29:00
Post modified date: 2016-10-18 09:56:45
Post modified date GMT: 2016-10-18 09:56:45
Powered by [ Universal Post Manager ] plugin. HTML saving format developed by gVectors Team www.gVectors.com