Të dashur përdorues të uebfaqes sonë

Në kuadër të projektit për këshillim online www.nukjevet.net dhe pjesë e aktiviteteve për shënimin e 6 vjetorit të kësaj platforme, Fondacioni Together Kosova organizon panelin diskutues me temën “Roli i këshillimit online për rininë kosovare”. Ne ftojmë dhe inkurajojmë fuqishëm rininë kosovare e sidomos përdoruesit e platformës www.nukjevet.net të na bashkohen dhe të ndajnë përshtypjet e tyre për funksionimin e deritanishëm të platformës si dhe të parashtrojnë pyetjet, rekomandimet që do na shërbejnë për të ardhmen.

Qëllimi i këtij panel-diskutimi është t’iu ofrojë të rinjve mundësinë që të njohin më shumë përdorimin e këshillimit online si mjet për informim, ofrim të ndihmës për të rinjt rreth çështjeve që preokupojnë këta të fundit.
Në këtë panel, pritet të zhvillohet diskutim interaktiv i iniciuar nga ekspertët/et që vullnetarisht janë aktiv në platformën www.nukjevet.net

Folësit/et në këtë panel do të jenë:
Dr. Ilir Begolli
Vjollca Pllana Shahini – Psikologe Klinike
Dr. Merkur Dobroshi – Ortoped
Shukrie Statovci – Psikiatër
Moderuese: Lirije Lokaj

Vendi: European Information and Cultural Center
Data: 18.08.2016
Ora: 14:00

Ju ftojmë të na bashkangjiteni!

         

Na përcjellni edhe në: