Prof. ass. Dr. Dardan Koҫinaj -Kardiolog

Profesioni: Internist- Kardiolog

Biografia:

Prof. ass. Dr. Dardan Koҫinaj, ka diplomuar prane Fakultetit te Mjekesise- Mjekesi e pergjithshme, te Universitetit te Prishtines ne vitin 1998. Specializimin nga Mjekesia Interne e perfunsoi me sukses ne fund te vitit 2003 ne Prishtine. Pas qendrimit nje vjecar (2004/ 2005) ne Itali eshte Specializuar ne Kardiologji Adulte.

Titullin Magjister i Shkences e ka fituar ne Universitetin e Prishtines, kurse ne Universitetin e Zagrebit ne vitin 2012 ka fituar titullin e Doktor Shkence.

Punon ne Kliniken e Kardiologjise ne QKUK dhe ligjeron ne Fakultetin e Mjekesise te Universiteit te Gjakoves.

Me pjesmarrje aktive ne takime profesionale/ shkencore, brenda dhe jashte Kosoves, ka prezentuar te dhenat nga projekte kerkimore eshte kyҫur. Poashtu ka publikuar disa punime ne revista me recenzion nderkombetar.