Florim Gallopeni – Psikolog

Profesioni: Psikolog Klinik 

Biografi:

z.Gallopeni është Psikolog klinik I licensuar, para mbrojtës i tezës së masterit në Psikologji-klinike.

Përvojë pune në fusha të ndryshme profesionale, rreth 2 vite punë praktike vullnetare në Qendren e shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, punë me fëmije me autizem për një kohë të gjatë. Vlerësues dhe këshilltarë Psikologjik në projektin ATOMI, që ka për qëllim Identifikimin dhe Përkrahjen e personave me Inteligjencë të jashtëzakonshme.

I angazhuar në Qendren Europiane për Arsim Profesional, I angazhuar poashtu edhe në hulumtime të ndryshme. I angazhuar në mbështetjen Psikologjike të Qendrave për Punë Sociale, nga AIBI. 

Ka ndjekur trajnime të ndryshme si në Terapi Familjare, Terapi Kognitivo-Biheiviorale, Trajtim të personave me PTSD, poashtu ka qenë pjesmarrës në konferenca të ndryshme për cështje profesionale.