Nukjevet
http://nukjevet.net/expertet/erduan-kllobucishta/
Export date: Thu Sep 20 22:53:42 2018 / +0000 GMT

Erduan Kllobucishta


Erduan Kllobuçishta është psikolog me origjinë nga Maqedonia, por me banim në Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet në vitin 2010-2012 në fushën e psikologjisë e në Universitetin e Tiranës (Fakultetin e Shkencave Sociale)  si dhe Master Shkencor (MSc.) në drejtimin Psikologji Shkollore dhe Organizacionale. Sa  i përket përvojës profesionale në fushën e psikologjisë, këshillimit, ai ka disa vite përvojë pune. Në 2011-2012 ka qenë në paraburgimin IEVP Durrës, si psikolog (psikolog forenistik). Puna dhe përgjegjësia e tij në këtë institucion ka konsistuar në shqyrtimin e dokumentacionit për çdo të dënuar, testimin, vlersimin  si dhe mbështetja psikoterapeutike të pacientëve  brenda spitalit të paraburgimit. Pa harruar të përmend faktin se një rol vendimtar në përvojën e tij ka luajtur dhe të qënurit pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu (Filiani I Peshkopisë) për një periudhë gati tre vjeçare. Gjetja e potencialeve të çdo studenti ka qenë pika kyçe në modelin e tij të ligjërimit. Të qenurit konsulent në fushën e organizatave të huaja (Helping Hands USA), si kordinator rajonal për Maqedoninë, duke ofruar mbështetje psiko-sociale fëmijëve Sirian dhe fëmijëve pa njërin prind, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe të qenurit trajnues në institucionet edukim-formues, e ka bërë që puna e tij të sjell një përvojë në dobi të komunitetit dhe vlersimin e fenomeneve në mënyre reale dhe profesionale.
Post date: 2017-05-17 08:33:19
Post date GMT: 2017-05-17 08:33:19

Post modified date: 2017-05-17 08:33:19
Post modified date GMT: 2017-05-17 08:33:19

Export date: Thu Sep 20 22:53:42 2018 / +0000 GMT
This page was exported from Nukjevet [ http://nukjevet.net ]
Export of Post and Page has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.ProfProjects.com