This page was exported from Nukjevet [ http://nukjevet.net ]
Export date: Sun Nov 18 18:56:10 2018 / +0000 GMT

Besnik Dragaj - Psikolog


Profesioni: Psikolog

Biografia:

Studimet bachelor ne psikologji i ka mbaruar ne vitin 2012 në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 2013 është duke vijuar studimet Master ne Psikologji Klinike dhe Shëndeti në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2013  është pjësë e programit të specializimit tre vjeçar për Trauma Terapie me Fëmijë dhe Adoleshent në organizaniten e njohur gjermane “Diakonie” në Mitrovicë.

Ka punuar 2 vite kuadër të studimeve dhe praktikave vullnetare ne institucione te ndryshme të shëndetit mendor ne Kosovë siç është Qendra e Shendetit Mendor në Prishtinë, ku kryesisht ka afruar psikoterapi individuale, grupore dhe psiko edukim për pacient dhe familjar. Që nga viti 2008 ka qenë pjesë e organizatave të ndryshme jo qeveritare që merren me promovimin e shëndetit mendor dhe mbrojtjen e te drejtave të njeriut. Përveç angazhimit në fushës e shëndetit mendor, ai ka përvojë 6 vjeçare në menaxhimin e resurseve humane dhe marketingut për kompani të ndryshme vendore dhe të huaja në fushën Marketingut dhe  IT-së.

Angazhimi i tij vullnetarë në kuadër të ueb faqen www.nukjevet.vet është dedikimi dhe përkushtimi profesional për të mundësuar të rinjve, adoleshenteve dhe të rriturve qasje në shërbime kualitative profesionale këshilluese dhe mbështetëse për çështje të përditësime dhe çështje të shëndetit mendor. Ai mendon së platforma www.nukjevet.net ka dëshmuar së mund të ndihmojë sidomos  rinisë për pasur qasje të sigurt në shërbime kualitative duke tejkaluar sfidat si stigmatizimi dhe deficitet në sistemin shkollor dhe shëndetësor për ofruar këto shërbime. Përkushtimi i tij për tu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve me te cilat ju ballafaqoheni do të jetë profesional duke u mundur të ofrojë përgjigje dhe rekomandime të cilat përputhen ne situatat dhe sfidat e juaja.
Post date: 2014-12-16 01:27:25
Post date GMT: 2014-12-16 01:27:25
Post modified date: 2016-09-04 07:37:46
Post modified date GMT: 2016-09-04 07:37:46
Powered by [ Universal Post Manager ] plugin. HTML saving format developed by gVectors Team www.gVectors.com