Arbnora Ismaili – Psikologe

Profesioni:    Psikologe

Biografia:

Arbnora Ismaili ka përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Psikologji. Aktualisht është në përfundim të studimeve master në Universitetin Shtetëror të Tetovës në departamentin Psikologji Organizative.

Znj.Ismaili ka një background të pasur, duke qenë se ka përcjellur shumë trajnime dhe seminare si: “Mbrojtja e fëmijëve në shkolla”, “Ndihmë fëmijëve me vështërsi specifike në mësim”, “Intervenim te fëmijët me crregullim të stresit posttraumatik”, “Shenjat dhe simptomet e abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve” etj.

Gjithashtu, ajo që nga viti 2007 punon si psikologe në shkollën fillore “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, duke ndihmuar kështu nxënësit e kësaj shkolle për problemet e tyre dhe që nga shtatori 2011, Arbnora Ismaili është bashkëpunëtore e web faqes sonë www.nukjevet.net, duke qenë e gatshme për t`i ndihmuar personave në nevoje.

Arbnora eshte duke ndjekur trajnimin per keshillim online prane Online Therapy Institute.