Lista e Eksperteve
Tek nukjevet.net mund të këshilloheni me profesionist të fushave të ndryshme. Nëse klikoni mbi emrat e secilit më poshtë, mund të gjeni biografinë e tyre të shkrutër.
Profesioni: Psikologe
Biografi:
Ajete Kërqeli me profesion është psikologe. Studimet themelore për psikologji i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare për psikologji dhe këshillim i ka përfunduar në Universitetin e Sheffield-it. Aktualisht ajo punon për Peer Educators Network- PEN. Ndërsa, së fundi, Ajetja i është bashkangjitur ekipit të nukjevet.
Ajetja eshte duke ndjekur trajnimin per keshillim online prane Online Therapy Institute.
Profesioni: Psikologe/kerkuese shkencore
Biografia:
Dr. Elisa Berdica ka përfunduar studimet për Bachelor në Universitetin e Shkodrës „Luigj Gurakuqi“, Shqipëri, duke vazhduar me nivelin Master Shkencor në drejtimin Psikologji Klinike, në Universitetin e Bolognas, Itali. Ne vazhdim ka perfunduar studimet e doktoratures ne Universitetin e Mannheim ne Gjermani, ku punon momentalisht si pedagoge ne Departamentin e Psikologjise Klinike dhe Biologjike. Eshte e angazhuar kryesisht me këshillim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Gjatë rrugetimit te saj te gjate ne fushen e psikologjise, ajo eshte fokusuar kryesisht ne çrregullimet e ankthit (fobitë specifike, fobi sociale, ankth i përgjithësuar, ataket e panikut), depresion, trauma, e çrregullime te zhvillimit, me drejtim konjitiv-bihejvioral. Ne fokus te kerkimit te saj shkencor jane emocionet dhe menyra se si ato ndikojne sjelljen dhe shendetin tone mendor, po ashtu dhe promovimi i mireqenies psikologjike.
Elisa është bashkuar me ekipin e nukjevet.net qe nga viti 2011, ku ju ofron këshillim online dhe suport për problemet tuaja. Ne vitin 2015 ka mbaruar trajnimin per keshillim online prane Online Therapy Institute duke u çertifikuar si cyber facilitator.
Profesioni: Gjinekologe
Biografia:
Zn. Hatije është doktoreshë e licensuar e mjeksisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.
Për momentin ajo punon në Spitalin e Përgjithshëm ”Novo Mesto”, në Sloveni, si doktoreshë në sektorin e Gjinekologjisë.
Deri më sot, ajo ka publikuar shumë artikuj në revista mjeksore të Slovenisë dhe është bashkëpunëtore e jona , gjithmonë e gatshme për t`iu ofruar përgjigjje për problemet tuaja.
Profesioni: Ortoped-traumatolog
Merkur Dobroshi eshte ortoped-traumatolog i cili punon ne Kliniken e Ortopedise dheTraumatologjise ne QKUK-Prishtine sidhe edhe ne Qendren Dijagnostike “Rezonanca” ne Prishtine ku eshte edhe I angazhuar ne Kolegjin ”Iliria-Rezonanca “ ne cilesine e assistentit ne lemine e Ortopedise per studimet e nivelit Bachelor ne Fizioterapi dhe Radiologji.
I specijalizuar mbrenda dhe jashte vendit si ne SHBA, Austri, Suedi ne lemine e ortopedise dhe artroskopise se gjurit.Eshte anetar i shoqates se Ortopedeve dhe Traumatologeve te Kosoves, shoqate anetare me te drejta te plota e EFORT(European Federation of National Associations of Orthopedics and Traumatology ).
Ka te botuara punime shkencore nga lemia e Ortopedise ne Seminare dhe Kongrese vendore dhe nderkombetare .
Profesioni: Gjinekolog-Obsteter
Biografia:
Dr.Premtim Gojani – Gjinekolog/Obsteter, është specialist i cili merret me trajtimin e shëndetit, sistemit reproduktiv dhe organeve femërore. Gjinekologu bënë diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe problemeve gjinekologjike ndërsa Obstetri merret me përcjelljen e shtatëzanisë në të gjitha fazat e saj.
Dr.Premtim Gojani punon në një ordinancë të avansuar gjinekologjike dhe obstetrike “ Jeta e Re” në Prishtinë, duke ofruar konsultime rreth shtatzanisë dhe njëkohësisht diagnostifikimin e sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme gjinekologjike. Për shërbime të tjera siç është infertiliteti dhe intervenimet obstetrike dhe gjinekologjike, ofrohen në spitale private.
Poashtu dr.Premtimi është pjesë e këshillimit online që nga fillimi i punës së kësaj ueb faqeje, si një ndër ekpertët me më së shumti përgjigje të dhëna.
Profesioni: Interniste
Biografia:
Dr. spec. Violeta Hyseni ka diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Mjeksisë-Dega Mjekësi e Përgjithëshme, poashtu ka kryer edhe specializimin e Mjekësisë Interne në QKUK-Prishtinë në vitin 2012. Aktualisht është përkushtuar në subspecializim për Kardiologji.
Dr.spec.Violeta ka qenë asistente e angazhuar në Katedren e Anatomisë,në Fakultetin e Mjekësisë.
Është anëtare e Asociacionit të Osteoporozës së Kosovës që nga viti 2010 dhe vlenë të përmendet që ka disa punime shkencore si kooautore, me të cilat është prezentuar në disa Kongrese Ndërkombëtare të Kardiologjisë në vend dhe jashtë vendit dhe dy prej tyre janë të botuata në revista me renome ndërkombëtare.
Profesioni: Doktor i mjekesise se punes
Biografia:
Dr. Xhevdet Fetahaj, i lindur me 10 Maj 1954 ne Peje, ku ka mbaruar shkollen fillore e Gjimnazin klasik, Fakultetin e Mjekesise e ka mbaruar ne Prishtine, specializimin nga Mjekesia e Punes ne Prishtine e ne Zagreb.
Dr.Fetahaj ka punuar ne Peje si mjek i praktikes se pergjitheshme per tri vite, pastaj ne Shtepine e Shendetit ne Prishtine, ku edhe tani punon me nderprerje periodike, ne Dispanzerin e Mjekesise se Punes.
Ka pervoje me te rinjet e nxenesit sepse ka punuar 4 vite ne Dispanzerin e Femijeve, por ka edhe pervoje personale me femijet, sepse ka 6 femije e 5 nipa e mbesa. 🙂
Per momentin jeton ne USA perkohesisht, por kjo nuk e pengon qe te bashkepunoj me juve, dhe te jap kontributin e tij per te rinjet tane edhe pse kohen e lire e ka dukshem te kufizuar per shkak te puneve qe i kryen atje aktualisht.
Profesioni: Urolog
Biografia:
Shkollën fillore dhe të mesme e kam kry në Pejë, fakultetin e mjekësisë e kam kry në Prishtinë në vitin 2003. Fakultetin e mjekësisë në Sofie të Bullgarisë e kam kry me 2006. Specializimin për Urologji e kam kry me 2002, prej atëherë punoj në Spitalin Regjional të Pejës si urolog.
Punoj si konsultant në Burgun e Dubravës dhe Poliklinikën Biolab Zafi në Klinë dhe Biohit në Istog. Kam edhe ordinanc private prej viti 2003. Jam PhD kandidat në Fakultetin e mjekësisë në Zagreb prej vitit 2011.
Profesioni: Psikologe klinike
Studimet themelore dhe të Masterit për Psikologji i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Ajo
është trajnuar në programe të shumta profesionale të shëndetit mendor brenda dhe jashtë vendit, duke
veçuar Psiko-traumatologjinë dhe Traumaterapinë.
Që nga viti 2016 Lulëjeta ushtron veprimtarinë e saj si Psikoterapiste në Ambulancën e Psikologjisë
Klinike “Uni” në Prishtinë. Po ashtu, që nga viti 2006 shërben si Psikologe dhe Koordinatore e Qendrës
Rehabilituese për viktima të trafikimit në Kosovë MVPT/PVPT.
Lulëjeta ofron Psikoterapi Individuale dhe Këshillim Psikologjik për fëmijë dhe të rritur, si dhe Testim dhe
Trajtim me EPS.
Profesioni: Psikolog shkollor
Biografia:
MSc. Valdet Plakolli është me profesion psikolog shkollor organizacional.
Studimet themelore i kreu në Universitetin e Prishtinës dhe në vitin 2008 mori titullin Bachelor në psikologji.
Studimet posdiplomike i kreu në Universitetin shtetëror të Tiranës, ku në vitin 2012 mori titullin Magjistër i Shkencave Sociale-drejtimi psikologji shkollore- organizacionale.
Që nga nëntori i vitit 2008 punon në cilësin e psikologut të shkollës.
Që nga shtatori i vitit 2011 është i angazhuar si ekspert në www.nukjevet.net
Valdet Plakolli ka perfunduar trajnimin per keshillim online dhe eshte certifikuar me certifikate nderkombetare nga Online Therapy Institute.
Valdeti eshte duke ndjekur trajnimin per supervizion prane Online Therapy Institute.
Profesioni: Mjek
Biografia:
Ilir Begolli MD, Mrsc, Ph.D. është mjek dhe profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës për lëndët mjekësi sociale, statistikë mjekësore me informatikë, menaxhment në fizioterapi dhe shkathtësi komunikimi.
Gjatë tërë karrierës ka punuar në edukim dhe promovim shëndetësor me të rinjtë dhe grupe tjera të popullatës duke ofruar informata lidhur me shëndetin dhe sjelljet e shëndosha.
Është anëtar i Together Kosova që nga fillimi i saj duke marrë pjesë aktive në trajnime si dhe aktivitetet e realizuara brenda këtij fondacioni. Është anëtar i grupit të eksperteve në ueb faqën Nuk Je Vet duke ofruar këshilla nga lëmia shëndetësore.
Profesioni: Psikiatër
Biografi:
Dr.Shukrije Statovci punon në departamentin e Psikiatrisë në Qendren Klinike Univerzitare në Prishtinë,ku faktikisht është shefe e repartit në të cilin trajtohen crregullimet jopsikotike. Ajo punon me adoleshëntë , të rritur dhe familje që kanë nevojë për t`iu trajtuar.
Deri më sot, ka punuar dhe monitoruar programe të shëndetit mendor në bashkësi dhe ka publikuar shumë punime që kanë të bëjnë me cështjet e shëndetit mendor.
Ajo gjithashtu është pjesë e ekipit të ekspertëve të faqës nukjevet.net, ku përmes pyetjeve tuaja, ajo mundohet të trajtoj rastet tuaja.
Profesioni: Psikologe Shkollore
Biografia:
Studimet për psikologji i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008, ku mori titullin Bachelor i Psikologjisë.
Studimet postdiplomike për psikologji shkollore dhe organizacionale, i kreu në Universitetin e Tiranës, në vitin 2012, dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Sociale – drejtimi Psikologji Shkollore dhe Organizacionale.
Që nga viti 2008 punon si psikologe shkolle.
Ardita Bahtiri ka perfunduar trajnimin per keshillim online dhe eshte certifikuar me certifikate nderkombetare nga Online Therapy Institute.
Psikologe klinike
Qendra Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”
E themeluar në vitin 2002 merret me parandalimin e abuzimit të drogave, trajtimin e sëmundjes të varësisë, si dhe parandalimin e infeksioneve që lidhen me injektimin e drogave, siç janë HIV-i, Hepatiti B dhe Hepatiti C.
Ne kuadër te OJQ-s “Labyrinth” funksionojnë tri qendra multidiciplinare.
Qendra ne Prishtinë me njësitë në Gjilan dhe Prizren.
Profesioni: Internist- Kardiolog
Biografia:
Prof. ass. Dr. Dardan Koҫinaj, ka diplomuar prane Fakultetit te Mjekesise- Mjekesi e pergjithshme, te Universitetit te Prishtines ne vitin 1998. Specializimin nga Mjekesia Interne e perfunsoi me sukses ne fund te vitit 2003 ne Prishtine. Pas qendrimit nje vjecar (2004/ 2005) ne Itali eshte Specializuar ne Kardiologji Adulte.
Titullin Magjister i Shkences e ka fituar ne Universitetin e Prishtines, kurse ne Universitetin e Zagrebit ne vitin 2012 ka fituar titullin e Doktor Shkence.
Punon ne Kliniken e Kardiologjise ne QKUK dhe ligjeron ne Fakultetin e Mjekesise te Universiteit te Gjakoves.
Me pjesmarrje aktive ne takime profesionale/ shkencore, brenda dhe jashte Kosoves, ka prezentuar te dhenat nga projekte kerkimore eshte kyҫur. Poashtu ka publikuar disa punime ne revista me recenzion nderkombetar.
Psikologe dhe Psikoterapiste nga nukjevetem.al
Profesioni : Psikologe klinike
Biografia: Selvi Izeti Çarkaxhiu , është psikologe klinike, aktualisht duke punuar në Qendrën Kosovare përRehabilitimin e Të mbijetuarve të Torturës në Prishtinë qe nga viti 2007. Ajo ofron psikoterapi individuale,grupore dhe familjare duke përdorur teknika te tërapis Cognitive-Biheviorale, ne veqanti terapin me ekspozim të zgjatur per trajtimin e traumes. Ajo është trajnere e certifikuar për menaxhimin e stresit te profesionistët e kujdesit shëndetësor . Ka studiuar psikologji klinike në Universitetin e Prishtinës, Kosovë (2006), tre vjet studime në terapi njohëse dhe të sjelljes (TBK)në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin të Mbijetuarëve të Torturës (2009) dhe mban Certifikate nga Harvard's Global Mental Health: trauma and recovery.(2011)
Vigan Behluli ka përfunduar studimet master në Norfolk State University, në drejtimin e psikologjisë klinike dhe të komunitetit. Ka përfunduar programin specialistik në psikologji klinike, të organizuar nga Universiteti i Bazelit dhe nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në aspektin psikoterapeutik kryesisht është i angazhuar me popullatë sub-klinike të cilët vuajnë nga simptomet e ankthit dhe humorit të ulur. Beson fuqimisht se metodat më efikase të intervenimit në psikoterapi bazohen në ofrimin e përkrahjes emocionale dhe zbatimin e intervenimeve me qëllim të zbulimit dhe zhvillimit të potencialit vetanak. Për më tepër, metodat më të përshtatshme të intervenimit vijnë si rezultat i bashkëveprimit mes ofruesit të shërbimit të shëndetit mendor dhe klientit.