Zhvillimi i marrëdhënieve të kënaqshme me moshatarë

Sipas hulumtimit:

1.    Adoleshentët të cilët nuk zhvillojnë marrëdhënie pozitive me moshatarë janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar probleme si delikuenca, abuzimi i substancave, dhe depresioni (Simmons, R., Conger, R., and Ëu, C., 1992)
2.    Adoleshentët që kanë shokë kanë vet-besim të ngritur, mbështetje emocionale dhe udhëheqje.
3.    69% e vajzave në studime për prindër-adoleshentë komentuan që ata kanë dashur “shumë” ndihmë për të mësuar si të bëjnë shokë/shoqe (Stromme & Stromme, 1993)

Këshillat në vijim mund të përdorën për të ndihmuar adoleshentët të zhvillojnë shoqëri të kënaqshme. Nëse jeni një prind, konsideroni pikat e diskutimit  në vijim më vajzën tuaj që ta ndihmoni për të mësuar  si të krijoj marrëdhënie më të kënaqshme. Nëse jeni adoleshent, konsideroni pikat e diskutimin në vijim si mjet për të vlerësuar marrëdhëniet e tashme të shoqërisë.
Identifiko cilësitë e dëshirueshme:  Mendo për shoqëri të kaluar ose për marrëdhënie që ke krijuar. A qëndron ndonjëri si shok i jashtëzakonshëm? Ose, çfarë janë cilësitë që i vlerëson tek ndonjë anëtar i familjes?
Është e rëndësishme të bëhesh shok me njerëz që kanë cilësitë e njëjta pozitive sepse shokët mund të shërbejnë si një urë ndërpersonale me botën dhe do të kontribuojnë ne evoluimin e identitetit tënd. Zgjedh shokët që nxjerrin në pah më të mirën në ty.

Zgjedh shokët që të trajton me respekt: Si ndiheni kur rrini më shokët tuaj? A e vlerësojnë shokët tuaj veçantinë tënde dhe të bëjnë të ndiheni mirë për veten? Pasi adoleshenca është koha kur ndodh shkalla më e lartë e konformizmit dhe sensibilitetit për presion të moshatarëve, moshatarët bëhen pika qendrore për sistemin e mbështetjes të një adoleshenti, identitetit dhe ndjenjës së “përkatësisë”.
Është e rëndësishme të zgjidhni shokë që nuk ju bëjnë të ndiheni që keni nevojë të ndryshoni ose të konfirmoheni për pritjet e grupit.
Përshiju:  Përshiju duke u bashkangjitur në aktivitete, klube dhe sporte që ju interesojnë. Duke u bashkangjitur në këto aktivitete, ju e vini vetën në një pozitë në të cilën mund të takoni shokë të ri dhe këta shokë të ri tashmë e ndajnë një interesim të përbashkët me ty. NJË BONUS!!
Bëj përpjekje për të njohur dikë:  Ndërtimi i marrëdhënieve ndërpersonale nuk është gjithmonë i lehtë. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta “nxjerr veten atje jashtë”  dhe për të takuar njerëz të ri. Vetëm kujto që nuk i vetmi që është i turpshëm ose i vetmi që dëshiron të takojë njerëz të ri. Merr parasysh nisjen e një bisede me dike që nuk e njihni duke i bërë komplimente për diçka të atij personi. Duke i bërë komplimente në çast vini personin tjetër në një kornizë pozitive të mendjes si dhe e vendosni veten si një person të kujdesshëm.

Puna e cituar:
Simmons, R., Conger, R., & Ëu, C. (1992).  Peer group as amplifier/moderator of the stability of adolescent antisocial behavior.Paper presented at the meeting of the Society for Research on Adolescence, Ëashington, DC.
Stromme, M.P., & Stromme, A.I. (1993).  Five cries of parents.  Neë York: HarperCollins.

         

Na përcjellni edhe në: