Vetë-sabotimi

Ju keni dëgjuar thënjen se “ ju jeni armiku më i keq i vetës tuaj’’ dhe a ndjeheni ndonjëherë ashtu? Cfarë është prapa vetë-sabotimit dhe per qfare arsyje  ne bëjmë ndonjëherë gjëra që janë në kundërshtim më atë që duam?                                                                                                                                                                                         Ju jeni krejtësisht unikë dhe përgjigjet për arsyet se pse keni sabotuar vetën tuaj mund të jenë të ndryshme nga arsyet e njerëzve të tjerë, por ju duhet të dini pasi ta bëni.                                                                        Si e lironin vetën tuaj nga kjo ‘’anomali’’ dhe të filloni të mbështetni vetën tuaj si një mik sesa si armikun tuaj më të keq?

Shkaqet e zakonshme të Vetë-sabotimit

– Dështimi që ju e dini është më i njohur se mundësitë e suksesit. Kjo do të thotë se edhe pse ju doni të jeni të suksësshëm , ju jeni të frikësuar se cfarë është e nevojshme për të arritur atë sukses ose se cfarë do të thotë në qoftë se keni sukses. Kjo frikë e suksesit mund të jetë e fshehur mirë kështu që ju mund të mos jeni të vetëdijshëm se ju vuani nga kjo. Nëse ju e bëni, atëherë sjellja juaj do t’ju ndalojë nga marrja e hapave të duhur në drejtim të gjetjës së asaj që ju dëshironi. Një nga frikesimet e madhe këtu është frika e ndryshimit. Pse është ndryshimi kaq i frikshëm ?                                                                                                                Ajo është faktor i panjohur që ju bën të shqetësoheni në lidhje me atë se cfarë mund të ndodhë. Nëse negativiteti është ende prezent, ju do të filloni të mendoni se ndryshimet do të jenë jo të mira për  ju dhe vendosni të qëndroni ashtu sic jeni pa bërë ndonjë zgjidhje tjetër. Vetë-sabotimi zakonisht ndodh kur ju në të vërtet nuk e dini se ju e keni këtë frikë, por në të pavedijshmën frika ju bënë juve të punoni kundër qëllimëve tuaja, kështu që ju nuk do të ndryshoni asgjë.

– Ndoshta arsyeja më e shpeshtë pse ju mund të sabotoni planet tuaja për të qenë të lumtur është se thellë në vete ju ndjeni që nuk meritoni apo jeni të padenjë që gjërat e mira t’ju ndodhin juve. Kjo është një gjë shumë e keqe, sepse ju kurrë nuk do të keni sukses në jetë në qoftë se ju mendoni se  nuk meritoni të jeni të lumtur apo të suksesshëm. Arsyeja që ju ndjeheni te padenjë mund të jetë për shkak të imazhit që keni për vetën tuaj.
Mënyra se si ju e shikoni veten. Disa njerëz e shohin vetën si viktima. Në qoftë se ju mbani një imazh të caktuar për vetën i cili është negativë atëherë mund të ju shërbejë për të provuar për të korrigjuar vetën tuaj. Për shembull, dikush që ka qenë i abuzuar ata mund të besojnë se ata janë thjesht viktima, por në qoftë se jeta vazhdon në një mënyrë negative ata mund të fillojnë të besojnë se në një mënyrë ata gjithmonë do të jënë viktima dhe madje edhe më keq, meriton të jetë një victim për shkak se iu është thënë dicka që ata besojnë se e kanë në lidhje me vetën e tyre (ndonjë përceptim tashmë të formuar).

– Biseda me vetën tuaj- në vazhdim të asaj që u tha më lartë ju mund të thoni vetës gjëra të tilla si ’’unë kurrë nuk do jem i\e sukseshëm’’, ose ’’unë nuk jam mjaft tërheqës’’, ose një nga një mijëra mendime tjera negative. Pas një kohë ju besoni se ajo cfarë i thoni vetës tuaj edhe pse nuk është e vërtet, ju silleni në atë mënyrë. Në këtë kuptim, ju bëheni ajo cfarë ju besoni se ju jeni. Bisedat negative me veten tuaj ju mbajnë prapa dhe promovon sabotimin e vetës. Nëse i thuani vetes tuaj ju nuk ’’meritoni të duheni’’ atëherë ju do të veproni në një mënyrë që ju ndalon për të marrë atë që ju dëshironi- dashuri. Nëse i thuani vetës ’’unë kurrë nuk do të jem i\e lumtur’’, atëherë ju do të vazhdoni të bëni gjëra për të justifikuar atë që i keni thënë vetës tuaj.

– Natyrisht që vetëbesimi i ulët është shpesh arsyeja kryesore, thënë ndryshe “zemra’’ e këtij problemi. Kjo është arsyeja pse ju mund të ndjeheni që nuk meritoni apo të padenjë për gjërat e mira, që ju thoni se ju i doni me të gjithë zemrën tuaj. Nëse ju mungon vetëbesimi atëherë ju lehtë mund te bini në të mënduar dhe sjellje negative që ju ndalon për të përmirësuar gjërat.

– Mungesa e vetëbesimit shkakton sabotimin e vetës sepse në qoftë se ju nuk besoni se ju mund të bëni dicka, atëherë ju do të jeni mbushur me frikën e dështimit të mundshëm dhe ndaloni vetën tuaj madje edhe vetëm nga përpjekja për të bërë hapa pozitivë për të ndryshuar jetën tuaj.

Ju mund te shihni modelin e mësipërm. Ka shumë faktorë që lidhen të gjithë së bashku që t’ju determinojnë juve të jeni armiku më i i keq i vetes tuaj.

Anomali, nëse ka ndonjë, sipas mendimit tim, është se në priremi të besojmë negativën dhe të dyshojmë për pozitivën. Anomalia në trurin tuaj mund të nënkuptojë se ju duheni për të vënë në funksion, për të kryer disa punë për t’u bërë më pozitivë në vend të kesaj ju merrni rrugën më të lehtë dhe fusni në funksion ndjenjat dhe mendimet negative.

         

Na përcjellni edhe në: