Vështirësit në të nxënë

Çrregullimet e komunikimit

Klasifikimi

  • Çrregullimet e gjuhës ekspresive
    •    Çrregullimi gjuhësor i përzier receptivo-ekspresiv
    •    Çrregullimi fonologjik
    •    Belbëzimi

Çrregullimet e gjuhës ekspresive

Dëmtohet përdorimi komunikues i gjuhës. Individi nuk mund t’i hedhë idetë në fjalë, dëmtohet përzgjedhja e fjalëve, ndërtimi i fjalisë, përifrazimi, tregimi dhe shpjegimi.

  • Fjalori është dukshëm i kufizuar
    •    Bëhen gabime në kohët e gjuhës
    •    Pasja e vështirësive në rikujtimin e fjalëve
    •    Pasja e vështirësive në krijimin e fjalive me gjatësi apo kompleksitet të përshtatshëm për zhvillimin.

Afro 1 në 1000 fëmijë kanë një formë të rënde të crregullimit të gjuhës ekspresive. Meshkujt preken 3 deri në 4 herë më shpesh se femrat.Nëse është e pranishme PM, vështirësite gjuhësore janë më teper sesa ato që zakonisht lidhen me këto probleme. Inteligjenca përcaktohet me matjen joverbale të IQ. Duhet kryer testi i saktësisë së dëgjimit.

Prindërit zakonisht shqetësohen në kohën që fëmija arrin moshën 2-3 vjecare, kur fëmija mund të duket i zgjuar, por nuk flet ende ose ka fjalor të pakët. Periudha nga 4-7 vjec është thelbesore. Rreth 8 vjec vendoset njëri nga të dy ecurit e zhvillimit. Fëmija mund të bëjë progres drejt të folurit pothuajse normal, duke ruajtur vetem defekte të imëta ose në të kundërt progresi mund të jetë i pakët.

Problemet në gjuhën ekspresive kanë si pasoja ndrojtjen, tërheqjen e fëmijës dhe labilitetin emocional.

Çrregullimi gjuhësor i përzier receptivo-ekspresiv

Dëmtohet si kuptimi, ashtu edhe të shprehurit. Ka vështirësi në kuptimin e fjalëve dhe fjalive. Në rastet e lehta mund të ketë të kuptuar të ngadaltë të fjalive të komplikuara. Në rastet e rënda këto vështirësi mund të shtrihen në fraza apo fjali më të thjeshta. Është më e rëndë dhe më problematike nga ana sociale sesa crregullimi i gjuhës ekspresive

Çrregullimi gjuhësor i përzier receptivo-ekspresiv dallon nga:

  • Afazia, e cila nuk është crregullim i zhvillimit, por humbje e funksioneve paraekzistuese të gjuhës
    •    Deficitet e tjera të fituara (zakonisht të shkaktuara nga trauma neurologjike apo sëmundje)
    •    Në adoleshencë individët me crregullime gjuhësore i përzier receptivo-ekspresiv mund ti përngjaj fëmijëve autike. Megjithate shfaqin aftësi më të mira sociale, vetëdije për ambientin dhe komunikim joverbal.

Çrregullimi fonologjik

Probleme të shqiptimit, sidomos për tingujt e fituar vonë. Dëmtimi në artikulim dhe në të mësuarin e tingullit përfshin zëvendesimin e tingullit (psh perdorimi i t për k), heqjen (psh bashkëtingëlloret finale), shtesat e një tingulli tjetër dhe shtrembërimet. E folura mund të duket si „e folur bebeje“

Që heret në zhvillim, tingujt e foshnjeve janë të ngjashme mes kulturave, me bazë në proceset biologjike. Ndërsa fëmija mëson tingujt e gjuhës së vendit, prodhimi i tingujve ndryshon dhe bëhet specifik për kultureë. Prodhimi i mëtejshëm i tingujve të të folurit varet në zhvillimin e kontrollit motor te të folurit (gjuha, buzët, qiellza, larinksi, nofulla, muskujt e frymemarrjes), përceptimin dëgjimor (bashkëtingëlloret dhe zanoret, ritmi, intensiteti, intonacioni). Në moshën 8 vjec fëmija ka fituar në mënyrë tipike të gjithë tingujt e gjuhës.

Mosha e diagnostikuar është zakonisht rreth 3 vjec, por crregullimi mund të shfaqet më herët ose më vonë, në varësi nga rëndesa. Afro 6% e djemve dhe 3% e vajzave kanë crregullim fonologjik, por problemet e artikulimit bëhen më pak prevalente me rritjen në moshe.

Shërimi spontan ndodh zakonisht në moshën  8 vjec, por terapia e të folurit individuale apo në grup mund të ndihmojë në shpejtësinë dhe arritjen e plotë të zhvillimit te të folurit.

Belbëzimi

Ndërprerje e rrjedhes normale te të folurit, e karakterizuar nga hezitime të pavullnetshme dhe të crregullta, zgjatje, përsëritje apo bllokime në tinguj, bashkëtingëllore apo fjalë.

Vihen re:

  • Përsëritje të tingujve dhe rrokjeve
    •    Zgjatje të tingujve
    •    Pasthirrma
    •    Fjalë të thyera (psh pauza brenda një fjale)
    •    Bllokim i dëgjueshëm apo i heshtur (pauza të mbushura ose jo në të folur)
    •    Perafrazime (zëvendësime të fjaleve për të shmangur fjalët problematike)
    •    Fjalët shqiptohen me tension fizik të tepruar
    •    Përseritje të fjalëve të plota njërrokëshe (psh unë-unë-unë –unë e shoh atë)

Në 50-80% të rasteve ndodh përmirësimi spontan dhe 1% e adoleshentëve dhe të rriturve vazhdojnë të plotësojnë kriteret për këtë crregullim. Meshkujt preken më tepër në raport 3:1 deri 4:1. Shpesh fillon 2-4 vjec ose më rrallë 5-7 vjec. Afro 2-4% e fëmijëve e kanë këtë crregullim gjuhësor.
Për foshnjat belbëzimi është zakonisht simptom kalimtare e zhvillimit që zgjat më pak se 6 muaj, por 25% e personave me fillim të hershem të simptomave kanë belbezim të qëndrueshëm përtej moshës 12 vjec.

Fëmija mund të ndihet i turpëruar, i zemëruar, fajtor, tallet nga shokët. Shmangia e të folurit dhe imazhi i ulet për veten mund të ndikojnë në zhvillimin gjuhësor dhe social dhe të cojnë në probleme akademike. Tek belbëzimi ankthi krijon përkeqësim të dukshëm në shpejtësinë e ritmit.

Terapia e të folurit përfshin disa elemente të terapisë së sjelljes: modifikimi i ambientit dhe faktorëve në bisedë që nxisin belbëzimin, relaksimi, kontrolli i ritmit, rritje e vetë-vleresimit. Metodat: imitimi, luajtja e roleve, praktikimi në të folur (me lexim, lexim në kohë, bisedim), folja në ambiente të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm.

         

Na përcjellni edhe në: