Tipat e femrave që mashkujt i adhurojnë dhe i shmangen

A kanë mashkujt një tip ?

Tipat e femrave që mashkujt i adhurojnë dhe i shmangen 

 

Për të gjetur një partner që na përputhet, nuk është gjithmonë ë lehtë.  Nëse ju jeni duke u kthyer në skenën e takimit, duke u përpjekur të kuptoni se çfarë mashkuj janë në kërkim, mund të duket e pamundur. Për të ndihmuar lexuesit tonë, ne kemi vendosur të provojmë të hulumtojmë pak mendjen e djemve duke pyetur mashkuj të ndryshëm nga fushat e ndryshme të jetës, çfarë tipa të grave ata kërkojnë dhe çfarë lloje të grave përpiqen të shmangin.

 

Femrat që mashkujt i shmangin

 

            –  Flirtim Serik ( I vazhdueshëm) : Mashkujt I duan femrat të cilat flirtojnë sepse kjo domethënë më pak punë per ata. Një femër flirtuese tregon interes menjëherë, duke e bërë krejt procesin  “ dua të të njoh”  shumë më të lehtë. Por, ka një linjë kur bëhet fjalë për flirtim. Ka një dallim midis një femre qe është një flirt rasti dhe një femre që flirton me të gjithë. Mashkujt kanë tendencë për të shmangur këtë të fundit sepse flirtueset serike kanë tendencë të kenë nevojë konstante dhe ajo mund të marrë një ton durimi për një djalë për tu pajtuar me këtë lloj sjelljeje.

 

–  Miss Martesa : Në çdo marrëdhënie të shëndetshme, është mirë për të mbajtur  freskinë e disa takimeve të para. Ju duhet të përqëndroheni në të pasurit kënaqësi dhe në të njohurit e njëri-tjetrit. Kur një femër fillon shumë shpejt të ndihet rehatshëm dhe fillon të planifikojë lumturinë e përhershme të lidhjes së tyre të re, ajo vërtetë mund të trullos një djalë. Fillimi i diskutimit mbi planet e konsiderueshme për të ardhmen, vë shumë presion në marrëdhënie mbi mashkullin shumë shpejt.

 

– “Ngjitësja” :  Kjo nevojtare e bezdisshme mund të jetë një JO-JO e vërtetë për djemtë. Femra ngjitëse nuk dëshiron të shkoj askund pa mashkullin e saj. Ajo zakonisht miraton të gjitha interesat e tij dhe mbështetet në mashkullin e saj që ta argëtoj atë, sepse ajo ka braktisur çdo jetë të veten. “Ngjitësja”  kurrë nuk lejon distancë që të bëj zemrën e mashkullit të saj të mbushet gëzim sepse ajo mbyt çdo shansë që mashkulli i saj t’ia ndiej mungesën asaj.

 

Femrat që mashkujt I adhurojnë   

 

–  E dashura: Kjo grua është pozitive, optimiste dhe gjithë argëtim të jesh me të. Ajo është person I sinqert që gjithmonë është vërtetë e lumtur të shoh mashkullin e saj dhe planet e saj nuk vijnë me motive të fshehta. Mashkujt mendojnë se ata mund të ndihen rehat me të dashurën sepse ata mund t’I besojnë asaj dhe shpresojnë të kalojnë kohë me të.

 

–  Mis Pavarësia: Mis pavarësia ka një jetë të veten, ajo ka ëndërrat dhe qëllimet e veta dhe për fat të mirë është duke shkuar në drejtim të vet. Ajo dëshiron një mashkull në jetën e saj por nuk është duke kërkuar për një “Zotëri I Duhuri” për t’I zgjidhur problemet e saj ose t’i përmbahet çdo dëshire të saj.

 

–  Mis Personaliteti: Një grua me një personalitet mahnitës është dikush që mashkujt e kosiderojnë një gjetje të madhe. Intelegjenca, mendja dhe prania e shkëlqyeshme e saj I tërheq njerëzit si me magnet. Personaliteti I saj fluskues e bën atë aq shumë të kënaqshme të jetë përreth, sa që bën të shkëlqej mbi të metat që ajo mund të ketë.

 

A iu përshtatet ndonjëri nga këto përshkrime ? Mbani mendjen të hapur dhe këtë list në të dhe ju mund të takoni personin e përsosur.

 

 

Referencat:

The BounceBack:  “Do men have a type? Types of women men adore…and avoid”

Marrur nga :

http://www.bounceback.com/articles_details.php?id=2&article_id=582

         

Na përcjellni edhe në: