Shtatzënia në Adoleshencë

pregnant_teen_041309_cShtatzënia adoleshente përcaktohet kur vajzat adoleshente ose të parritura në moshën adekuate për njështatzëni normale (zakonisht brenda moshës 12-19 vjeçare) mbesin me barrë. Ky term me një fjalë i referohet femraveqë nuk kanë arritur moshën e rritur juridike, që ndryshon nëpër vende tëndryshme në botë,për tu bërë më barrë. Zakonisht, ato nuk e planifikojnë  këtë shtatzëni por ajo ju ndodh për shumë arsye.
Qënga 1970-ta, çështja e shtatzënisë në adoleshencë është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. (“TeenagePregnancy: An Historical Legislative Analysis” par.14).             


Sot, shtatzënia në moshën adoleshente është një çështje e diskutuar kudo. Ne po përballemi me këtë epidemi gjithnjë e më shumë, dhe për fat të keq, statistikat në lidhje me shtatzëninë e vajzave në moshën e hershme janë vazhdimisht në rritje.
(“Overview, Consequences of Teenage Pregnancy”,par.2).
Njerëzit thonë se çdo gjë ndodh për një arsye,por çfarë mund të jene ato arsye për një numër aq të madh të shtatzënive adoleshente dhe sa ndikon kjo në jetën e tyre?
Shkaku i shtatzënive adoleshente besohet të jetë një kombinim afatgjatë i shumë faktorëve që manifestohen gradualisht dhe kanë te fshehur një ndikim mjaft të fortë .
Në Kosovë, shkaqet e këtij fenomeni janë mungesa e arsimimit, presioni nga të tjerët, si dhe mungesa e komunikimit të lirshëm me prindërit. Ndërsa, efektet e saj janë kriza emocionale dhe jo-stabiliteti, aborti, rritja e shkallës së braktisjeve, si dhe shkalla e ulët e të diplomuarave.

Së pari, faktori me ndikim më të lartë gjatë shtatzënisë adoleshente është mungesa e edukatës seksuale nëpër shkolla. Edukimi në shkolla është mënyra më e përshtatshme për tu siguruar të rinjëve informata për mënyrat e seksit të sigurt dhe për ti kursyer ata nga rreziqet e tilla. Në shumë vende, sidomos në Kosovë, seksi është ende një temë tabu dhe ende nuk është ofruar si lëndë në shkolla. Si rezultat, adoleshentët ose mbeten të painformuar, ose janë të prirur për të mbledhur informacion në lidhje me marrëdhëniet seksuale nga interneti, revistat, apo edhe duke shikuar videot pornografike. Shpesh, këta udhëzues të tyre përmbajnë informata të gabuara dhe i çojnë në drejtime të gabuara. Për shembull, adoleshentët, duke mbledhur informacione nga burime të tilla të pabesueshme, mund të mendojnë se janë dukepërdorur kontraceptivë shmangës. Ata mund të jenë te pavetëdijshëm, e për fat të keq, çdo lloj i kontraceptivëvemund të dështojë duke përdorur ato gabimisht ose vetëm si rezultat i një  \”mosfunksionimi natyror të kontrollit të metodave të lindjes\” (“What Leads to Contraception Failure?”, par.2)
Së dyti, një tjetër shkak i madh që të çon në shtatzëni adoleshente është presioni i të tjerëve. Fakti është se pothuajse çdo kohë,adoleshentët janë shumë më të hapur dhe më komunikativ për të tilla gjëra me miqtë e tyre se sa me prindërit. Në ditëte sotme, të pasurit marrëdhënie seksuale nën moshën 20 duketse është bërë mode. Prandaj, këto shkalla të larta të shtatzënive të reja nuk duken të papritura.Përqendrimi i të qenit i/e rëndësishëm/e dhe tëqenit \’IN\’ janë qëllimet kryesore që një vajzë në moshën pesëmbëdhjetë vjeçaredo të arrijë. Zakonisht, kjo ndodh për shkak të rebelimit të përgjithshëm dhe mungesës së respektit për veten. Prandaj, duke u përpjekur për të arritur këto qëllime, ajo mund të marrë vendime të mëdha, të tilla si duke pasur marrëdhënie seksuale në vitet e saj të hershme, pa e kuptuar ndikimin që ky proces mund tëketë në të ardhmen e saj.

Për më tepër, marrëdhëniet prindërore kanë një ndikim vendimtar në sjelljet e adoleshentëve
Në thelb, në qoftë se prindërit janë shumë autoritativ, ata i shtyjnë fëmijët e tyre për të vepruar pas shpine.
Si rezultat, ata nuk kanë dijeni për aktet e fëmijëve të tyre, dhe në të njëjtën kohë ulin mundësinë që fëmijët e tyre të marrin këshilla të mira për atë se si të sillen në këtë botë të vështirë.
Nga ana tjetër, ka prindër shumë tolerantë, të cilët nuk  përpiqen për të caktuar kufirin për lirinë e fëmijëve të tyre në disa raste.Kështu,duke i lënë të pakontrolluar, ata pa qëllim i udhëzojnë fëmijët e tyre në hapa të gabuar, e cila në të ardhmen mund tëi kthejë jetës së tyre të lumtur vetëm dëshpërim.
Prandaj, është e rëndësishme për një prind të suksesshëm për të gjetur pika relative në mes të të qenurit shumë autoritativ dhe shumë tolerant.
Në vijim janë disa nga efektet më të rëndësishme që shtatzënia adoleshente kanë shoqëri.

            Në mesin e shumë efekteve të shtatzënive të reja, të parat paraqiten tek nënat adoleshente. Fillimisht ajo duhet të ballafaqohet me situatën e ndërlikuar e marrjes së vendimit të menjëhershëm për lindjen ose jo të fëmijës,edukimin, dhe të ardhmen e qënies së re. Një konsultim duhet të bëhet me të gjithë, duke filluar nga babai i fëmijës dhe prindërit e saj. Shpesh herë, për të arritur deri në atë fazë është hap mjaft i vështirë  sepse lidhjet në moshëaq të njomë zakonisht janë të fshehta. Për ta transmetuar një lajm të atillë duhen mjaft shpjegime dhe frika nga mos-aprovimi sjell pasoja te jashtëzakonshme. Në anën tjetër, mbajtja për vete e problemit është faze afatshkurtër dhe zakonisht sjell situate depresive tek vajza.

Natyrisht, pas të bërit nënë, jeta ndryshon shumë. Ajo femër nuk do ta ketë më gjithë kohën e saj për t\’u kujdesur për veten. Në të vërtetë, ajo ka një tjetër qenie për tu kujdesur, e cila është pjesë e shpirtit dhe gabimit të saj, njëkohësisht.Shpesh, një nënë adoleshente nuk di se si të sillet me fëmijën e saj, ndaj ajo ka ndjenja të përziera (krizë emocionale), ndjehet e frustruar, e frikësuar,dhe e stresuar  (sidomos kur i bashkëngjiten presionet e shumta nga ambient i jashtëm). Në këto periudha, aftësia për tu dalë mbanë situatave të tilla nuk ekziston për shkak se pothuajse të gjitha mendimet e saj do të ndryshojnë, si pasojë e këtyre ndryshimeve  të  papritura.

Mëtej, shtatzënia e hershme do të ndikojë jo vetëm tek nënat adoleshente, por edhe tek shoqëria në tërësi, duke rritur kështu shkallën e aborteve dhe të braktisjes së fëmijëve.

Padyshim, jeta në çift pas lindjes së fëmijës është shumë më dinamike (natyrisht,në qoftë se ata vendosin të mbajnë fëmijët), si dhe shpenzimet e tyre janë të rritura. Duke qenë një prind, një student, një punonjës dhe mbi të gjitha një i ri është jashtëzakonisht e vështirë për t\’u menaxhuar. Kjo është një nga përvojat më të vështira me të cilat një adoleshente mund të përballet. (“Overview, Consequences of Teenage Pregnancy”, par.2).

Si konkludim, shtatzënitë adoleshente janë duke shkatërruar dhe deformuar  gjithë pamjen e shoqërisë. Çdo vajzë duhet  konsideruar faktin se në qoftë se ajo është në një marrëdhënie seksuale, ekziston mundësia që pavarësisht nga gatishmëria e saj, ajo të ketë një shtatzëni (të padëshiruar). Secili çift duhet të mësojë të marrë përgjegjësi për aktet e veta, sidomos kur flitet përnjë ndryshim të tillë të rëndësishëm në jetën e tyre ,dhe jetën ose vdekjen e një fëmije.

Referencat

Healthcommunities from remedy health media: Teen pregnancy,Consequences of teenage pregnancy. Teen pregnancy overview.
Retrieved from:
http://www.womenshealthchannel.com/teenpregnancy/index.shtml

 

Perez, V. (2002). TeenagePregnancy: An Historical Legislative Analysis.
Retrievedfrom:
http://wrt-intertext.syr.edu/X/perez.html

Stacey, D. (2010). What leads tocontraception failure?
Retrieved from:
http://contraception.about.com/od/contraceptionfailure/f/failure.htm

Na përcjellni edhe në: