Nuk u shmangem problemeve, mundohem t’i zgjidh ato – 4. Hapi për vet-imazh më të mire

Zgjidhja e vështirësive është më e suksesshme atëherë kur fokusohemi në problem dhe mundohemi ta tejkalojmë atë. Më pak i suksesshëm është në rastin kur fokusohemi vetëm që të lirojmë stresin emocional, që paraqitet tek problemi. Nëse p.sh. në gjysemvjetorë marrë notë negative, nuk do të bëj asgjë për përmirësimin e sajë duke qarë, duke fajësuar mësuesin, me një sjellje të keqe në shtëpi apo me mbylljen në vete. Shpeshherë sjelljet e tilla vetëm i shtojnë vështirësitë, kurse problemet e vërteta akoma mbesin.

Mund të mësohem që t’i përballoj problemet jetësore:

  • Problemin e shëndrrojmë në sfidë. Angazhohem t’a shoh atë si mundësi për zhvillim dhe rritje  personale e jo si kërcënim.
  • Besoj në vetën time dhe drejtohem në problem. Në mënyrë aktive e filloj zgjidhjen e problemit me dëshirë që të vi deri te qëllimi.
  • Kur ballafaqohem me problemet e mia, më përforcohet vetëbesimi, dhe vet mund t’a mbizotëroj jetën time.

Si të qasemi në zgjidhjen e problemit?

E konstatoj dhe e definoj problemin.

Më kërcënon që të kem notë të dobët në një lëndë

Kërkoj sa më shumë zgjidhje të mundshme të problemit;

  • do te sillem shumë indiferent
  • do ta kërkoj instruktorin
  • do të kërkoj ndihmë nga shokët e shkollës;
  • do të mungoj nga mësimi në atë lëndë
  • do të ulem në bankën e fundit që të jem sa më larg mësuesit
  • do të diskutoj me prindërit dhe do t’ju kërkoj këshilla
  • kujdestarit do t’i ankohem për mësuesin e padrejtë
  • do të ndërprejë të shkoj në shkollë
  • do të lus këshilltarin e shkollës ose mësuesin të më tregojë si  duhet të mësoj
  • në mes orëve do të injoroj mësuesin
  • problemet e mia do ti mbys në alkool ose në drogë
  • do të filloj më mirë të organizoj kohën dhe të mësoj më shumë.

Në  zgjidhjet e mundshme merrni ato që janë të mira dhe që kanë kuptim.

Në këtë rast zgjidhje më të mira do të ishin:

  • do ta kërkoj instruktorin;
  • do të kërkoj ndihmë nga shokët e shkollës;
  • do të diskutoj me prindërit dhe do t’ju kërkoj këshilla;
  • do të lus këshilltarin e shkollës ose mësuesin të më tregojë si duhet të mësoj;
  • do të filloj më mirë të organizoj kohën dhe të mësoj më shumë.
  • Tek çdo opsion i zgjedhur do të vlerësoj se cilat do të ishin pasojat  e saj pozitive dhe negative

Zgjidhjet dhe vlerësimet do mund t’i shkruaj, dhe në atë mënyrë do të vendos më lehtë se cilën do të zgjedh në fund.

Nëse e konsideroj zgjidhjen e parë pozitive dhe të mundshme “do të kërkoj instruktorin” konstatoj se ajo ka për mua pasoja të mira: instruktori do të më shpjegojë mirë mësimin, mësimin do ta kuptoj më shpejt se sa të punoja vetëm, më shumë do të kam mundësi ta përmirësoj notën…

Pasojat negative: do të humbi shumë kohë të shkoj te instruktori dhe anasjelltas, mësimet janë shume të shtrenjta. Shumë më teper do të bazohem në instruktor dhe vetë do të jem shumë pak aktiv.

Për çdo zgjidhje në veçanti konstatoj se çfarë pasojash ka më shumë: pozitive apo negative. Kjo më ndihmon në vendimin përfundimtarë.

  • Vendosem për një ose më shumë zgjidhje të mira, që për mua do të jetë më e mira.

Ndoshta do të vendosja nga shembujt e shkruar për dy zgjidhje:

  • do të lus këshilltarin e shkollës ose mësuesin të me tregojë si  duhet të mësoj;
  • do të filloj më mirë të organizoj kohën dhe të mësoj më shumë.

Për atë që kam vendosur do ta realizoj.
(Do ti shikoj këshillat në hapin e dytë deri te vet-imazhi pozitiv: i parashtroj qëllimet dhe përpiqem që t’i arrije ato).

  • Konstatoj se a ka qenë në realitet zgjidhja e mirë, a jam drejtuar sakt deri te zgjidhja e problemit.
         

Na përcjellni edhe në: