Ndihmë adoleshentëve për të krijuar një vet-imazh pozitiv.

By ANN NARAGON

Pjesa II:  Krijimi i një vet-imazhi pozitiv

 

Sipas hulumtimit:

NDIHMË ADOLESHENTËVE PËR TË KRIJUAR NJË VET-IMAZH POZITIV.

  1. Respekti për vetën i matur tek vajzat mes moshës 8-9 ka nxjerr në pah që 60% e vajzave kanë raportuar ndenja pozitive, në krahasim me 67% të djemve (LeCroy & Daley, 2001) 
  2. Adoleshentët mes moshës 16-17 kanë treguar që vetëm 29% e vajzave ndjejnë ndjenja pozitive për veten në krahasim me 46% të djemve (Roshar & Rierdan, 1994) 

Këshillat në vijim mund të përdoren për të ndihmuar adoleshentët që të zhvillojnë një vet-imazh pozitiv ose të mendojnë në mënyrë më të favorshme për tiparet e tyre unike që i bëjnë ata çfarë janë. Nëse jeni një prind, konsideroni pikat e diskutimit  në vijim më vajzën tuaj që ta ndihmoni për ta ngritur vet-imazhin e saj.

 

Njihni shenjat e vet-poshtërimit:   A bëni shpesh shaka për veten ose e ulni veten para të tjerëve? A caktoni shpesh pritje jorealiste për veten dhe ndiheni keq kur nuk mund t’i arrini qëllimet tua të larta?

 

Të përgjigjuri ‘po’ në ndonjërën prej këtyre pyetjeve mund të nënkuptoj qe, ndonjëherë, ju e bëni vetën të përjetoni frustrim dhe negativizëm. Vet-deklaratat negative qojnë në një spirale në rënie të emocioneve. Në vend të fokusimit në aspekte negative, fokusohu në gjërat për të cilat jini krenar në jetë.

 

Identifiko Mbështetjet në Jetën Tënde:  Kur jeni e mërzitur, kujt mund t’i flisni që do të ju bëj të ndiheni më mirë? Kush është dikush që ju bën të ndiheni mirë kur ndihesh e trishtuar? Është e rëndësishme të identifikoni njerëz në jetën tuaj që do t’i dëgjojnë brengat tua dhe të ju bëjnë të ndiheni më mirë. Vetëm të diturit që keni mbështetje për të shkuar kur keni nevojë mund tua ngritë humorin, veç ndihmëses që të zhvilloni aftësitë ballafaquese.

 

Hapat e foshnjës: Kur ndihemi keq për vetën tonë mund të përjetojmë negativitet ekstrem dhe çdo gjë duket sikur shkon keq. Në vend të shtjellimit të faktit që disa gjëra nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, konsideroni fokusimin ne ndryshimin e disa gjërave në një kohë të caktuar që ju mund t’i kontrolloni.  Bëj hapa të foshnjës, dhe do të befasohesh si arritja e disa qëllimeve të vogla mund të ju bëj të ndiheni mirë për veten.

 

Ndiq ëndrrat tua: Eksploroj pasionet tua dhe shkel jashtë zonës tende të rehatisë. Kurrë nuk do të mund ta dish se çfarë mund të arrish pa e provuar. Duke u kyçur në aktivitet që ju pëlqejnë, do të ndiheni me mirë për veten dhe mund të takoni njerëz që kanë interesime të ngjashme që do të ju bëjnë të ndiheni mirë për veten.

 

 

Puna e cituar:

 

LeCroy, C.Ë.,  & Daley, M.Ë.  (2001).  Empoëering Adolescent Girls: Examining the present and building skills for the future ëith the go grrrls program.  Neë York: Norton Publishers.

 

Rosner, B.A., & Rierdan, J. (1994).  Adolescent girls’ self-esteem: Variations in developmental trajectories.  Paper presented at the Society for Research on Adolescence, San Diego, CA.

         

Na përcjellni edhe në: