Marrëdhënjet dhe vetëbesimi juaj

Vetëbesimi e ndikon marrëdhënien tuaj dhe marrëdhënia e ndikon vetëbvesimin tuaj gjithashtu.

Si ndikon vetëbesimi mardhënjen tuaj?

•    Vetëbesimi i ulët ka efekte ngative në mardhënje
•    Mund të ju bëj të tërhiqni njerëz negativ në jetën tuaj
Nëse ju keni vetëbesim të ultë ju nuk do të jeni në gjendje të lidheni me të tjerët. Ju do të ndjeni luhatje të vetëbesimit në shumë situata. Gjuha e trupit tuaj mund të jetë negative dhe ju mund të mos u përgjigjeni të tjerëve ne mënyrë pozitive.
Nesë ju nuk silleni në mënyrë konfidente të tjerët mund ta shfrytezojnë këtë përparësi dhe të ju kritikojnë ju prandaj ju mund te ndiheni shume keq. Sjellja juaj e ftoftë mund te shkatërroj lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë.Mardhënjet që ju i keni për një moment të shpejt mund të rrëzohen dhe ju do të vuani nga vlerësimi i ultë i vetës. Gjithashtu edhe shokët/shoqet tuaj më të mirë do të ndihen të lodhur nga dikush që nuk mund t’i ndihmojnë ata.
Ju mund të krijoni një mentalitet viktime. Kjo do të thotë se ju do ta fajsoni secilin për mënyrën se si ndiheni. Ju nuk do të jeni në gjendje të lidheni me të tjerët sepse ju do të aktroni si viktime sesa si i barabartë me të tjerët.
Si ndikon vetëbesimi në marrëdhënje?
•    Problemet në mardhënje mund ta ulin vetëbesimin tuaj
•    Refuzimet zakonisht shkaktojnë probleme  me vetëbesimin tuaj dhe se si ju ndiheni për vetën tuaj
•    Kritika gjeneron vetëbesim të ulët
•    Marrëdhënjet abuzive kanë ndikim negativ shumë të madhë

Problemet gjatë marredhënjeve mund të ju godasin me të vërtetë shumë rëndë. Ato mund të ju bëjnë të ndiheni depresivë dhe ta rrisin stresin. Argumentet me të vërtetë mund të ngjallin dyshime për vetën tuaj, sepse ju shkëmbeni kritika dhe fjalë lënduesë me personin tjetër.
Problemet gjatë marrëdhënjeve mund të shkaktojnë inat dhe frustrim. Fajësimi është poashtu për rreth kur ju inatoseni. Më pas ju  mund të ndiheni fajtorë  dhe gjithë këto ndjenja negative mund të jenë tendosje e madhe për ju.
Refuzimi është nje problem tjetër. Nëse ju ndiheni i refuzuar nga një shokë ose shoqe kjo është një goditje apo humbje e madhe e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tuaj. Refuzimi mund të të bëj të besoni se diqka nuk është në rregull me ju apo se ju e meritoni të ndiheni i refuzuar.

Kritika është njëjtë e dëmshme. Dukshëm, kritikat nga të tjerët do të ju lëndojnë shumë, por kur ju i kritikoni të tjerët ju përfshini një përgjigje negative dhe faj, kur  ju mendoni se i keni  thënë ato fjalë vetëm për momentin.
Marrëdhënjet abuzive mund të shkatërrojnë vetëbesimin tuaj sepse abuzimi lëndon në shumë nivele. Lëndimi  mund të zgjas gjate gjithë jetës së viktimës. Fatkeqësisht disa viktima abuzimi fajsojnë vetëvetën ,veqanërisht fëmijët viktimë.

http://www.more-selfesteem.com/relationships.htm

         

Na përcjellni edhe në: